Connect with us

Politike

“Lubi Balluku gëlltiti 24 mln euro për 1 km rrugë”, Këlliçi: Iu vërsul e babëzitur…

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka marrë pjesë në prezantimin e programit elektoral të PD në Pallatin e Kongreseve, gjatë Kuvendit Kombëtar të Partisë.

Në fjalimin e tij, Këlliçi theksoi mospëlqimin e qytetarëve ndaj qeverisë aktuale dhe fokusoi kritikat e tij ndaj disa emrave të rëndësishëm të qeverisë së Edi Ramës.

Këlliçi ka ironizuar dhe përbuzur premtimet e Partisë Socialiste, duke theksuar se qytetarët e Tiranës e kanë përbuzur “tallavanë e PS”, duke i kundërshtuar premtimet e paplotësuara të qeverisë.

 

 

Ai ka pasur fjalë të forta për Belinda Ballukun, ministren e Infrastrukturës, duke e akuzuar për shpenzime të dyshimta dhe korrupsion.

Këlliçi tha se “Lubi” Balluku “gëlltiti 24 milionë euro për çdo kilometër rrugë”, ndërkohë që përfundoi duke kritikuar ajo për marrjen e tokave nga fermerët dhe për përpjekjet për të pasuruar pasardhësit e pushtetarëve të njohur.

Sipas tij, ministrja është e përfshirë në projekte të dyshimta, siç janë investimet në parqe fotovoltaike, ndërkohë që ka përdorur miliona euro për të financuar “dëfrime” të shtrenjta, blerja e termocentraleve Tigri 1 dhe 3, që kanë vlerën e 100 milionë euro.

Advertisement