Kosova
Lufta më afër se kurrë/ Rusia e dëshpëruar kërkon shpërndarje të betejave në Ballkan
Analisti nga Kosova, Faton Mehmeti ka deklaruar se paralajmërimi i presidentit të Ukrainës Zelensky nuk është i rastësishëm. Deklarata e tij duhet të jetë kambanë alarmi për të gjithë.
E të njëjtës thirrje ishte edhe deputetja britanike Alicia Kearns, e cila ka thënë se paralajmërimet e presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky se Rusia po tenton të nisë një luftë në Ballkan, i ka bërë edhe ajo vetë muaj më parë. Të gjithë janë të mendimit se këtë gjë Rusia e bën për ta larguar vëmendjen nga Ukraina.
Edhe SHBA shprehu shqetësim për mundësinë e destabilitetit në Ballkan, ashtu si edhe BE përmes zëdhënësit të saj Peter Stano I cili theksoi “se e dimë që Rusia po bën gjithçka që mundet që të mbjellë pakënaqësi, jo stabilitet politik”, çka shton nevojën që Kosova sa më shumë të jetë e përgatitur për çdo mundësi provokimi të luftës nga ana e Serbisë.
“Kjo e fundit ka shtuar prezencën në kufi, armatimin dhe forcën ushtarake, prandaj është shumë me rëndësi që faktori politik në vend të jetë unik, të jepet edhe centi i fundit i shtetit për tu armatosur, pasi me Serbinë nuk ka besë, teksa Vuçiçi është i dëshpëruar, Serbia e etur për gjak kurse Rusia e tërbuar për humbjet në Ukrainë. Lufta është më afër se kurrë, andaj duhet të përgatitemi për më të keqen” – ka theksuar analisti nga Kosova, Faton Mehmeti.