Bota
Lufta në Iran/ Laçi: Trump hodhi në lumë për 20 ditë, punën 70 vjeçare të SHBA
Eksperti i çështjeve ndërkombëtare, Marlind Laçi, deklaroi se nëse SHBA-të tërhiqen nga NATO, siç ka paralajmëruar Donald Trump, kjo mund të jetë një taktikë për të pushtuar më pas Groenlandën.
Ai shtoi se Trump me veprimet e tij në luftën në Iran, ka shkatërruar për 20 ditë, punën 70 vjeçare të SHBA-ve.
“Nëse SHBA tërhiqet nga NATO, do të thotë se do të kemi sulm në Groenland. Nëse vërtetë vendosin të tërhiqen nga NATO. Ka tre kompetitorë në raport me ishullin më të madh në botë, Kina, Rusia dhe SHBA. SHBA e konsideron si pjesë e vizionit kombëtar të së ardhmes.
Gjykoj se nuk do ia dalë të prishë të gjithë dimensionin perandorak të SHBA, të ngritur nga njerëz me nivel të lartë intelektual, si Henry Kissinger. Për 20 ditë vjen një President, që çon në lum punën 70 vjeçare të SHBA-ve”, tha Laçi.