Connect with us

Bota

Lufta në Izrael/ Amerika dërgon avionin e parë me armatime

Amerika dërgon furnizimin e parë me armatime Izraelit, që kur ai u përball me në sulm të paprecentë nga luftëtarët e Hamasit të shtunën e 7 tetorit 2023. Mësohet se avioni Beoing 747 ‘X7100’ ka zbritur në bazën ajrore Nebatim në Izraelin jugor në orët e vonat ë mbrëmjen e së martës, 10 tetor, tha në një deklartë Forca Mbrojtëse e Izraelit (IDF). Avioni raportohet se mban municion të avancuar dhe pajisje të tjera ushtarake.  Ky pretendohet se është avioni I parë me ndihma që SHBA i dërgon Izraelit. “Këtë mbrëmje një aeroplan me armatim të avancuar u ul në bazën ajrore Nevatim në Izraelin jugor këtë mbrëmje. Armatimet janë krijuar për të lehtësuar operacione të rëndësishme ushtarake dhe për të rritur gatishmërinë për skenarë të tjerë. Ne jemi mirënjohës për mbështetjen dhe ndihmën e SHBA ndaj IDF-së dhe shtetit të Izraelit, gjatë kësaj periudhe sfiduese. Armiqtë tanë të përbashkët e dinë se bashkëpunimi mes ushtrive tona është më i fortë se kurrë dhe është një pjesë kyçe në sigurimin e sigurisë dhe stabilitetit rajonal”, thuhet në deklaratë. Ndërkohë gjatë pasdites në një deklaratë nga Shtëpia e Bardhë Presidenti Joe Biden deklaroi gadishmërinë për të ndihmuar Izraelin me të gjithë asistencën ushtarake të nevojshme American Airlines deklaroi se do të anulojë të gjitha fluturimet për dhe nga aeroporti kryesor ndërkombëtar i Izraelit deri më 4 dhjetor “si rezultat i mjedisit aktual operativ”. Ndërkohë  ministri izrael i Mbrojtjes paralajmëroi se Gaza nuk do të jetë kurrë si më parë. “Kushdo që vjen për të prerë koka, vrarë gra, të mbijetuar të Holokaustit – ne do ta eliminojmë pa asnjë kompromis,” u tha Yoav Gallant ushtarëve gjatë një inspektimi të vijës së frontit përgjatë kufirit të Izraelit me Rripin e Gazës të martën, citon CNN. “Hamasi donte një ndryshim në Gaza. Do të ketë një ndryshim 180 gradë nga sa mendon. Ata do të pendohen për këtë moment. Gaza nuk do të kthehet kurrë në atë që ishte”, tha Gallant, duke e quajtur Hamasin “ISIS-i i Gazës”. Bilanci i të vrarëve në Izrael nga sulmi i miltantëve të Hamasit prej të shtunës (7 tetor 2023) ka shkuar në 1200 shkruan faqja izraelite Ynet ndërsa në Gaza 900 të vrarë. Mbi 200 persona janë marrë peng dhe Hamas ka deklaruar se nuk do të nisë asnjë negociatë për lirimin e tyre deri kur të mbarojë lufta. Flitet  se mes personave në duart e Hamasit janë dhe shtetas të huaj, jo izraelitë. Objektivi i tyre është shkëmbimi i të burgosurve me palestinezët e mbajtur në Izrael.

Advertisement