Connect with us

Bota

Lufta në Ukrainë, Zelensky: Mbi 30 mijë ushtarë rusë u vranë ose u plagosën rëndë gjatë korrikut

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, deklaroi se më shumë se 30 mijë ushtarë rusë u vranë ose u plagosën rëndë gjatë muajit korrik në frontin e luftës.

Në një postim në platformën X, të shoqëruar me fjalimin e tij të përnatshëm, Zelensky tha se janë dokumentuar rreth 30,272 raste, duke theksuar se vlerësimi është bërë kryesisht përmes të dhënave të mbledhura nga dronët ukrainas dhe përfshin vetëm rastet për të cilat ekzistojnë prova të qarta me video. Sipas tij, këto të dhëna tregojnë se situata në vijën e frontit nuk ka pësuar ndryshime të rëndësishme.

“Mbrojtja ajrore është përparësia jonë kryesore. Është e rëndësishme që partnerët tanë ta dëgjojnë Ukrainën dhe të kuptojnë se çdo paketë ndihme për mbrojtjen ajrore shpëton jetë”, u shpreh Zelensky.

Shifra prej rreth 30 mijë humbjesh mujore të forcave ruse është përdorur edhe më parë nga Zelensky, si edhe nga disa udhëheqës evropianë, gjatë muajve të fundit, por asgjë nuk është konfirmuar, kjo dhe për shkak se Rusia nuk i përditëson këto informacione.

Të premten, presidenti ukrainas deklaroi gjithashtu se Rusia ka pësuar afro 700 mijë të vrarë dhe rreth 1.6 milionë viktima në total, përfshirë të vrarët dhe të plagosurit, që nga fillimi i pushtimit të plotë të Ukrainës në shkurt të vitit 2022.

Advertisement