Pinknews
Luiz Ejlli ka një përgjigje për ndjekësit që e quajtën “mendjemadh”
Luiz Ejlli ka postuar disa fotografi gjatë natës së mbrëshme, ku ka shkruar edhe një mesazh për fansat që e komentuan si mendjemadh. Natën e djeshme ai ishte i ftuar special në BBV3, ku përveç prezantimit të këngës së re, ai u fut edhe në rolin e opinionistit. Këngëtari shkruan:
Faleminderit të gjithëve për dashamirësinë dhe pritjen e ngrohtë, gjithashtu i kërkoj ndjesë atyre që dukem “mendjemadh” thjesht po them këndvështrimin tim. Tek e fundit, nuk jam opinionist por thjesht një ish banor.
Gjatë Prime-it të djeshëm Luiz Ejlli ka komentuar se si është të jesh në rolin e opinionistit, duke e krahasuar me edicionin e vjetshëm. Ai tha se Arbri i ka thënë që është një pozicion i vështirë, por këngëtari nga ana tjetër nuk la pa përmendur edhe Zhaklin Lekatarin ku njëkohësisht thumboi edhe Ledionin, duke e thirrur në emrin e Arbanës.