Politike
Mandati i Ramës ka rënë/ Abilekaj e ka një zgjidhje: Vendi duhet të shkojë në zgjedhje të reja
Analisti Enton Abilekaj thotë se zhvillimet e fundit politike në vend tregojnë se mandati i qeverisë Rama ka humbur legjitimitetin dhe se zgjidhja e vetme është mbajtja e zgjedhjeve të reja.
Ai u shpreh se përplasja e qeverisë me drejtësinë dhe me Bashkimin Evropian përbën një rrezik serioz për vendin. Ndërsa paralajmëron se vazhdimi i kësaj situate mund të sjellë pasoja të rënda për marrëdhëniet ndërkombëtare dhe procesin e integrimit europian.
Enton Abilekaj: Mund të themi që sot ne kemi parë që, zgjedh, ajo që ndodhi në zgjedhjet e 11 majit, tani është bërë e gjitha. Pra, opozita s’i njohu zgjedhjet. Hyri në parlament, por nuk i njohu zgjedhjet. Sot Edi Rama e hodhi poshtë dy premtimet e zgjedhjeve. Tani nuk ka kuptim më të vazhdojmë të qeverisemi, ky mandat ka rënë. Sepse dy, për dy forcat kryesore e kanë rrëzuar këtë mandat. Ne duhet të gjejmë mënyrën të shkojmë në zgjedhje të lira. Besoj.
Kështu që, kjo është e para që ka bërë Rama. E dyta është pastaj që futja e vendit në një inkursion si ky, që është, është përballja me drejtësinë dhe me Bashkimin Evropian, për mendimin tim është shumë e rrezikshme. Në qoftë se ky inkursion do vazhdojë gjatë, do ketë pasoja shumë të rënda për vendin. Ne e kemi parë, çdo inkursion i dalldisur kundër ndërkombëtarëve, kundër fuqive të mëdha, aleatët tanë, nga kushdo kryeministër që është marrë, ka përfunduar me thyerjen e kokës së kryeministrit, por dhe me pasoja për vendin pastaj, se aty është problemi. Çdo kryeministër ka të drejtën e vet ta thyejë kokën e vet. Domethënë nuk e ndalojmë dot. Por kur koka e tij na sjell pasoja për ne, atëherë kjo është një gjë që ne nuk mund ta lejojmë.
Këto të dyja mesazhe që u dhanë sot, janë mesazhe të cilat na çojnë detyrimisht në një zgjidhje të re politike. Nuk ka variant tjetër, nuk mund ta shtyjmë më kështu. Sa më shumë të zgjasë mandati i Ramës, aq më shumë probleme do kemi ne në marrëdhënie me ndërkombëtarët, me Bashkimin Evropian dhe me drejtësinë. Sepse tani kemi një luftë të hapur me drejtësinë dhe një mosmarrëveshje të hapur me Bashkimin Evropian. Ne kemi në Kosovë rastin e Albin Kurtit, për shembull. Albin Kurti pati një marrëdhënie të keqe me ndërkombëtarët, e cila nuk u rikuperua dhe nuk rikuperohet asnjëherë më. Nuk është problemi se ai mund të vazhdojë të fitojë zgjedhjet, problemi është që dëmi që i ndodh Kosovës, nuk është dëmi që i ndodh Albinit. Albini në një moment mund ta thyejë kokën, por për Kosovën do jetë shumë vonë.