Kosova
LVV vetëfundosje/ Analisti flet për zgjedhjet e 9 shkurtit: Referendumi për Kosovën
Sipas analistit Azgan Haklaj, zgjedhjet e 9 shkurtit ne Kosove do te jene shume te rendesishme per aspekte te ndryshme, por me nje kryesore pasi prej tyre do te dale lideri politik qe do administroje vendin per 4 vite. Sipas tij, faktet po tregojnë se kjo trevë dardane rrezikon fatkeqësisht të ç’bejë me dorën dhe votën e saj atë që arriti në shkurt te vitit 2008.
“Kosova rrezikon të humbë aleatin e madh me të cilin bashkëluftoi, e bashkënënshkroi pavarësinë. Pra rrezikon të humbë mbështetjen e SHBA-ve. Dhe kjo aspak për vullnet të shqiptarëve të Kosovës dhe as të kombit tonë, sikundër as për ndonjë arsye sado minore bindëse. Por vetëm e vetëm për karagjozllekun në mos keqdashësinë e trishtueshme të Albin Kurtit” – ka theksuar ne nje shkrim autorial Azgan Haklaj.
“Ky egoist i shfrenuar, marksist në bindje dhe mashtrues gjoja në emër të parimeve, që dikur shitej si engjëll i lirisë e bashkimit utopik sot është kthyer në një minidiktator të neveritshëm që çirret foltoreve të Kosovës si një Duçe i ri fashist në zemër të Ballkanit duke lëshuar sterkalat e peshtymës uluritëse jo vetëm në Kosovë por anembanë rajonit ku ka troje etnike shqiptare. Ky veprim jo vetëm anti-demokratik e jo principial por çmendurisht anti-shqiptar prej tij u manifestua në 4 vite jo vetëm me Shqipëri por me lidershipin shqiptar në Maqedoninë e Veriut, Preshevë-Medvegjë-Bujanovc e Mal të Zi” – ka deklaruar Haklasj duke shtuar se “Albin Kurti për interesat e tij pushkatoj gjuhën shqipe në Maqedoninë e Veriut”.
“Ai nuk u mjaftua me këtë rrugaçëri politike kombëtare por guxoi të trondisë marrëdhënien e veçantë të Kosovës me aleatin tonë të çmuar, SHBA-në duke e radhitur Kosovën në sanksione euroatlantike fill pas Rusisë së Putinit në kontinent. Në planin shtetëror Albin Kurti në 4 vite nuk realizoi asnjë premtim relevant përveç tentativës së hapur për të nderruar dorën e korrupsionit duke marrë me dhunë nga banda e tij bordet e ndermarrjeve publike dhe duke sulmuar bisnesin e lirë haptaz për ta shantazhuar e grabitur.
Albin Kurti nëpër skena e tribuna të stisuara me tifozëri histerike shan e fyen kundërshtarët me poezi të shpifura e bajate, por fal zotit edhe botërisht situata sot është ndryshe dhe po avancon me shpejtësi kundër këtyre monstrave majtiste” – ka theksuar analisti i njohur sipas te cilit, Lidership’ të papërgjegjshëm autokratik dhe të tillë si Albini janë të parët që do bien në rrjetën globale të erës së re demokratike. Por është në dorën e shqiptarëve e votës së tyre me datën 9 shkurt që Albin Kurtit t’ja presë shkurt dhe ta menjanojnë nga qeverisja e vendit.
“Ky veprim do ishte akti më i rëndësishëm pas pavarësisë pasi ekzistenca e tij do ta zhbëjë pavarësinë dhe do ta rrezikojë mëvetësinë e sovranitetin e Kosovës! Gjithçka është në dorën e qytetarëve të Kosovës dhe unë besoj në mençurinë e gjeninë e tyre. Ata do të votojnë për Kosovën jo për Albinin” – ka potencuar Hazgan Haklaj