Bota
Maga amerikane sfidon Trumpin: Mjaft me luftëra imperialiste, çmimi për tu paguar do jetë i lartë
Gazeta e njohur italiane “Corriere Della Sera” shkruan se presidenti amerikan Donal Trump po i zhgënjen dhe frikëson mbështetësit e tij, sepse lufta në Iran përfaqëson një përmbysje dramatike të themeleve të “Trumpizmit”, që lindi si përgjigje ndaj dekadave të politikave të largëta nga interesat e klasës së mesme amerikane.
“Për të kuptuar se si Donald Trump i ka zhgënjyer dhe frikësuar mbështetësit e tij mjafton të kujtojmë se ai më parë ishte deklaruar kundër ndërhyrjes në Iran, duke theksuar se nuk ka asnjë arsye të fortë për ta bërë.
Operacionet e shpejta dhe të kufizuara të kryera në të kaluarën, kanë ushqyer iluzionin e Shtëpisë së Bardhë se ndërhyrje ushtarake amerikane janë të shpejta e pa pasoja. Por konflikti me Iranin është ndryshe. Eshtë përplasje midis aktorëve të aftë për të sulmuar dhe për t’u hakmarrë
“Lufta kundër Iranit nuk është vetëm një gabim strategjik. Është shenja e një modeli të lidershipit që shumë amerikanë e kanë refuzuar. Nëse kjo zgjedhje rezulton e dështuar, çmimi do të jetë ekonomik, ushtarak dhe politik.” – shkruan media italiane