Connect with us

Politike

Mandati i Xhaçkës/ Nikolla i përgjigjet opozitës: Kërkesa është objekt i organeve të tjera të Kuvendit

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla i ka kthyer përgjigje kreut të grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi kërkesës për përfshirjen e diskutimit të mandatit të Olta Xhaçkës në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve.

Nikolla në letër thekson se kërkesa është objekt i organeve të tjera të Kuvendit, jo i Konferencës së Kryetarëve.

Letra e Nikollës:

I nderuar zoti Bardhi,

Në përgjigje të shkresës suaj, nr.1090 prot, datë 25.3.2024, me anë të së cilës kërkohet thirrja e mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve me rend dite: “Përfshirjen për shqyrtim në seancën më të afërt plenare të zbatimit të vendimit nr. 1/2023 të Gjykatës Kushtetuese, duke urdhëruar dërgimin e çështjes së mandatit të deputetes Olta Xhaçka për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese”, ju bëj me dije se:

Këshilli për Legjislacionin, në zbatim të nenit 14 të Rregullores së Kuvendit, ka marrë në shqyrtim vendimet nr. 1 dhe nr. 2, datë 23.1.2023, të Gjykatës Kushtetuese lidhur me çështjen e deputetes Olta Xhaçka.

Këshilli për Legjislacionin në përfundim të diskutimeve për shqyrtimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, në raportin tij ia adreson çështjen për shqyrtim Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin.

Në bazë të nenit 13 të Rregullores së Kuvendit, si dhe të raportit të Këshillit për Legjislacionin, Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin do ta marrë në shqyrtim raportin dhe në bazë të pikës 7 të këtij neni, pas përfundimit të diskutimeve, Këshilli i paraqet Kryetarit raportin, i cili përmban të gjitha qëndrimet për çështjen. Raporti i përcillet seancës plenare brenda dy javëve nga përfundimi i shqyrtimit të çështjes.

Sa më lart, në respektim të Rregullores së Kuvendit, kërkesa që ju parashtroni është objekt i organeve të tjera të Kuvendit dhe jo i Konferencës së Kryetarëve.
Duke ju falënderuar për mirëkuptimin.

Politike

“Vizita e parë tek bizneset do jetë…”/ Rama: Sipërmarrjet korrekte në raport me shtetin nuk do të kontrollohen

Kryeministri i vendit Edi Rama në fjalën e tij nga “Shtëpia e Biznesit” tek Piramida, tha se inspektorët në vizitën e parë në biznese do të bëjnë këshillim e asgjë më shumë.

Rma thekson se bizneset korrekte në raport me shtetin nuk do të kontrollohen.

Edi Rama: Prandaj duhet të jetë shteti që të hedhë gjithmonë hapin e parë dhe hapi i parë që në këtë rast për të shkuar shumë më larg në procesin e shtet bërjes dhe shumë më pranë krijimit të një shteti anëtar të Bashkimit Europian këtu në Shqipëri është vizita e parë, s’ka gjobë. Ka vetëm regjistrim të problemit dhe këshillim dhe kjo do të bëjë që vizita e dytë të jetë me një afat të përcaktuar. Pra mes vizitës së parë pa gjobë dhe të dytës nuk mund të ketë shfaqje të befasishme atje se erdhën festat e Vitit të Ri dhe një inspektor X apo Y do të blejë një gjel deti plus, por do të pritet afati. E ndërkohë problematika do të trajtohet nga institucioni dhe do të trajtohet dhe nga institucioni qendror, Ministria përkatëse për të parë se si qëndrojnë nga pikëpamja e karakteristikave të tyre këshillimet ose gjetjet e bëra në procesin që ka përfunduar me këshillim.

Tjetra që besoj ka një rëndësi më vete është që biznesi do të klasifikohet. Kjo është shumë e rëndësishme. Thotë ajo shprehja “të gjithë si këmbët e dhisë”, në fakt nuk janë si këmbët e dhisë të gjithë sepse secili ka pozicionin e vet, ka qasjen e vetë ndaj punës, ndaj ligjit, ndaj shtetit dhe ka edhe nivelin e tij të suksesit. Kështu që, klasifikimi i bizneseve do të bëjë që bizneset të cilat në mënyrë të qëndrueshme do të rezultojnë korrekte në raport me shtetin, nuk do kontrollohen.

Continue Reading

Politike

Dorëheqja e drejtorit të teatrit Bylis/ Berisha: Hakmarrje primitive e Edi Ramës

 Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar dorëheqjen nga posti të drejtorit të Teatrit Bylis. Në një postim në rrjete sociale, Berisha shkruan se drejtori i Teatrit Klajdi Marku, nuk ka dhënë dorëheqjen nga posti por është shkarkuar nga kryeministri Rama si një hakmarrje primitive pasi nxorri zbuluar propagandën e pushtetit nga takimi i supozuar me emigrantët në Athinë.

Reagimi i Berishës:

Hakmarrje primitive e Edi Ramës! Shkarkohet nga detyra drejtori socialist i Teatrit të Fierit.

Fajtor se ua tha shqiptarëve nëpërmjet “Piranjave” të vërtetën e mitingut 1 milionë euro të Ramës me administratën e tij në Athinë. Në përgjigjen e pyetetjes të gazetarit të “Piranja” drejtori socialist me integritet, deklaroi se për në miting është shkulur gjithë Fieri. 

Duke shprehur nderimin tim për drejtorin socialist që midis të vërtetës dhe mashtrimit të publikut zgjodhi të sakrifikojë vendin e punës dhe të thotë të vërtetën, dënoj me ashpërsinë më të madhe aktin brutal, hakmarres primitiv të Edi Rames dhe lakejve të tij. #sb.

Drejtori i Teatrit Bylis, Klajdi Marku dha dorëheqjen këtë të martë, pas publikimit të bisedës së zhvilluar një ditë më parë me gazetarin e emisionit “Piranjat”, ku deklaroi se kishin shkuar në mitingun e kryeministrit Rama në Athinë me detyrim dhe jo me vullnet të plotë. Marku hodhi poshtë deklaratën e bërë një ditë më parë, teksa pretendon se kishte shkuar me trupën e aktivitetit në Korinth për të dhënë shfaqje në datën 11 maj, dhe se grupi i kishte kërkuar drejtorit të ishin pjesë në aktivitet dhe kanë shkuar.

Continue Reading

Politike

“Bizneset do klasifikohen”/ Rama nga Piramida: Jo më gjoba të befasishme, do kryejmë reformën e Inspektorateve

Kryeministri i vendit Edi Rama në fjalën e tij nga Shtëpia e Biznesit tek Piramida, deklaroi se shteti shqiptar do të bëjë më shumë kundër korrupsionit.

Rama theksoi se bizneset do të klasifikohen. Ai tha se nuk do të ketë më gjoba të befasishme, duke shtuar se do të kryhet reforma e Inspektorateve.

Edi Rama: Ne kemi një luftë shtetbërjeje, që hapësira e korrupsionit të ngushtohet. Dikur korrupsioni ishte kapilar. Na ndihmon dija e fituar në këto vite, por edhe dija e Bashkimit Europian. Duhet të kryejmë reformën e Inspektorateve. Ato do të jenë autonome prej ministrive. Duhet të ndryshojmë figurën e inspektorit. Nuk do jetë trup që edhe do vendosë gjoba, edhe do marrë ankesa. Do ketë edhe Komisione Apelimi të përfaqësuesve të biznesit, në mënyrë transparente dhe kolegjiale, për të kaluar një barrikadë, që nuk kapërcehet kaq lehtë sa ç’kapërcehet sot. Do të vendosim parimin “jo gjobë në vizitën e parë”. Kjo do ta bëjë të pamundur që të vihet një gjobë në mënyrë të papritur. Është shteti që i shërben biznesit, për të garantuar konkurrencën e lirë dhe të drejtë. Vizita e parë ka vetëm këshillim dhe regjistrim të problemit. Herën e dytë do të rikthehet një trup, që është e monitoruar ndërkaq. Bizneset do të klasifikohen, pasi sekush ka nivelin e tij të suksesit. Bizneset që do jenë korrekte në raport me shtetin, nuk do të kontrollohen, do jenë në fashën A të bizneseve dhe askush nuk mund të bëjë kontroll, pasi kanë treguar në proces kohor se i janë përmbajtur rregullave.

Continue Reading

Politike

Kërkojnë largimin e gjyqtares Gjoka/ Gjokutaj: Nëse nuk jep dorëheqjen brenda tre ditësh…

Seanca ndaj kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha, në GJKKO është shtyrë pasi avokatët e këtij të fundit kanë kërkuar kohë për t’u njohur me dosjen. Avokatët e Berishës kanë kërkuar sërish përjashtimin e gjyqtares së çështjes, Irena Gjoka. Në një prononcim për mediat, avokati Genc Gjokutaj tha se nëse kjo gjyqtare nuk jep dorëheqje, brenda tre ditësh, ata do të bëjnë kërkesën për përjashtimin e saj.

Ai shtoi se gjyqtarja duhet të bëjë një gjyq të vetes dhe se ajo nuk ka ku t’i shmanget gjykimit sepse ka qenë kërkuese në atë gjykim. Gjokutaj tha se ata kanë bërë të gjitha kërkimet shkresërisht sepse janë të detyruar t’i pajisin me dokumentet që lidhen me çështjen që ka në mbrojtje

“Siç e dini kemi ardhur në dijeni nëpërmjet shtypi grek dhe vendimit të gjykatës së Athinës që pohon ndalimin e gjyqtares për hyrjen në zonën Shengen. Shkaku jonë qëndron për heqjen dorë sepse KLGJ më 4 prill ka thënë se fabrikojmë fakte për të intimiduar gjykatën. Por kjo nuk është e vërtetë, kjo është shumë specifike sepse i vetmi person që e di qartë dhe saktë është gjyqtarja.

Avancimi i kësaj procedure mund ta çojë gjykimin deri në nul. Nëse kjo gjyqtare nuk jep dorëheqje, brenda tre ditësh do të bëjmë kërkesën për përjashtimin e saj. Kjo kërkesë që bëmë, ajo duhet të bëjë një gjykim të vetvetes. Ajo nuk ka ku t’i shmanget sepse ka qenë kërkuese në atë gjykim. Në dhjetor 2024, ajo gjykatë është vënë në lëvizje nga kërkuesja, gjyqtarja Irena Gjoka.

Ne kemi bërë të gjitha kërkimet shkresërisht sepse janë të detyruar të na pajisin me dokumentet që lidhen me çështjen që ka në mbrojtje. Prokuroria e Përgjithshëm dihet të çojë letër porosi në Athinë për t’i marrë këto prova. Nuk kemi gjë me gjyqtaren. Ky proces nuk është gjyqësor është i pastër politike”, tha Gjokutaj.

Berisha ndodhet në masën e sigurisë arrest shtëpie prej datës 30 dhjetor 2023. Ai është nën hetim pasi dyshohet për korrupsion pasiv në bashkëpunim në lidhje me çështjen e procedurave të privatizimit të ish kompleksit sportiv Partizani. SPAK dyshon se ai me akte nga më të ndryshmet ka ushtruar ndikim dhe presion, duke favorizuar dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi, një nga pronarët e atij trualli, që u mbush shpejt me një grup pallatesh.

Continue Reading

Politike

“Jemi shumë pranë futjes në BE”, Rama: Në vitin 2030 Shqipëria do të jetë gati

Në një intervistë me emisionin “Opinion” në Tv Klan menjëherë pas takimit me shqiptarët në Athinë, kryeministri Rama u ndal edhe te anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian. Pa përcaktuar një afat, ai u shpreh se “jemi shumë pranë hyrjes në BE”.

Kryeministri nënvizoi se dikur për Shqipërinë dëgjohej se ishte e fundit, por sot është në vijën e parë për anëtarësimin në BE. Rama tha se deri në vitin 2030 vendi do të jetë gati që të sillet si një shtet i Bashkimit Europian.

Edi Rama: Unë jam Kryeministri i Shqipërisë por jam edhe kryetar i Partisë Socialiste. Më intereson fakti që sot jemi në një moment historik dhe jemi shumë pranë futjes në Bashkimin Europian,sa na takon ne, jemi shumë pranë.

Blendi Fevziu: Ç’do me thënë shumë pranë?

Edi Rama: Jemi shumë pranë.

Blendi Fevziu: Më jep një ‘deadline’.

Blendi Fevziu: Më jep një të përafërt se dëgjova Scholz-in që tha “Mali i Zi nuk është çudi të jetë në 2030-ën në Bashkimin Europian”. Kjo do të thotë që jemi një paketë të gjithë apo do të na ndajnë?

Edi Rama: Unë kam dëgjuar, jo Scholz-in, kam dëgjuar të tjerë që pastaj ju sigurisht i citonit që pararoja ishte Serbia dhe Mali i zi, Shqipëria ishte në fund fare se akoma… Sot të gjithë thonë që Shqipëria është ‘front runner’. Këto janë gjëra që kanë të bëjnë si lëvizin vendet. Unë di të them këtë: Në vitin 2030 Shqipëria do të jetë gati, kjo është gjëja që do të thotë që do të plotësojmë të gjitha ato reforma, jo për ata, por do t’i plotësojmë për vete dhe pastaj është çështje vendimmarrjeje, por fakti që Shqipëria do të jetë gati nuk do të thotë që është gati që të marrë diplomën atje por është gati që të sillet si shtet brenda vetes, si shtet i Bashkimit Europian.

Kryeministri u përgjigj edhe nëse BE-ja është e gatshme që të pranojë Shqipërinë në mesin e saj.

Këtë do ta shikojmë kur t’i vijë radha BE-së. Për momentin ne duhet të bëhemi gati dhe ne do të bëhemi gati, kjo është gjëja”, përfundoi Rama

Continue Reading
Advertisement

TRENDING