Politike
Marlind Laçi: Trump nuk shkatërroi arsenalin nuklear, as rrëzoi regjimin e Ajatollahëve, por shtoi belatë e Hormuzit
Eksperti i Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Marlind Laçi, deklaroi se bisedimet mes SHBA-ver dhe Iranit janë të vështira sepse ka grupime në të dyja palët. Laçi u shpreh se Trump nuk arriti asnjë prej objektivave.
“Duket se të dyja palët kanë ngecur. Presidenti Trump nuk ka shkatërruar arsenalin nuklear dhe arsenalin balistik dhe as të rrëzojë regjimin kriminal të Ajatollahëve. I ka shtuar belanë e Ngushticës së Hormuzit, dhe këtu nuk është vetëm problemi i Kinës, por edhe i vendeve të tjera.
Evropianët iu bashkuan aventurës në Afganistan dhe pas 20 viteve talebanët janë në pushtet. Iu bashkuan rrëzimit të Sadamit. Bëmë gabimin me rrëzimin e Gadafit në Libi.
Keir Starmer nuk është komplet gabim në këtë, sepse Trump nuk po çon demokracinë në Iran, por të përmbushë interesat politike të një personi, por të një personi si Netanjahu.
Sot ka dalë me deklaratë se nuk është Netanjahu që më shtyu. Qoftë JD Vance dhe kreu i delegacionit iranian Aragachi do të gjejnë gjuhën e përbashkët.
Ka një çarje në skemën piramidale të regjimit të radikalëve, mes Wahidit që thotë se nuk do të negociojë programin bërthamor dhe nga ana tjetër është krahu i moderuar i presidentit Pezeshkian që duan një pezullim 5-vjeçar të programit bërthamor jo 20-vjeçar të Trump. Bisedimet janë të vështira se ka grupime”- tha Laçi.