Connect with us

Lifestyle

Marramendje dhe përizerje në dush, ja çarë do të thotë për shëndetin

Një dush duhet të jetë relaksues dhe freskues. Megjithatë, nuk është një përvojë e këndshme nëse goditeni me një valë të papritur marramendjeje dhe të përzierash.

Ky fenomen nuk është aq i çuditshëm apo alarmues sa mund të mendoni. Në përgjithësi, ekspozimi i zgjatur ndaj ajrit të nxehtë dhe të lagësht ndonjëherë mund t’i bëjë njerëzit të ndihen të dobët.

Por për shkak se marramendja e papritur mund të ketë shumë shkaqe të mundshme, nuk duhet ta injoroni nëse simptomat tuaja janë të rënda. Kërkoni ndihmë mjekësore nëse marramendja ju shkakton të fikët, nëse keni gjithashtu dobësi në njërën anë të trupit, probleme me të folurin, dhimbje gjoksi ose gulçim.

Ja pse mund të ndodhë kjo dhe çfarë mund të bëni për ta trajtuar atë:

Mbinxehja

Qëndrimi në një dush të nxehtë shkakton rritjen e temperaturës. Si përgjigje, trupi juaj punon për të mbajtur temperaturën tuaj të rregulluar duke shkaktuar zgjerimin e enëve të gjakut dhe ngadalësimin e rrahjeve të zemrës.

Kjo mund të shkaktojë uljen e presionit të gjakut, gjë që mund t’ju bëjë të ndiheni të trullosur. Bëni një dush pak më të freskët ose më të shkurtër. Lëreni një dritare ose derë të hapur për të lënë pak ajër të freskët.

Dhe nëse filloni të ndiheni të trullosur nga vapa ekstreme, kjo është një shenjë se ndoshta është koha për të dalë nga dushi. Pasi të dilni, uluni për një minutë derisa marramendja të qetësohet dhe provoni frymëmarrje të thella për të përzierat.

Qëndrimi gjatë në këmbë

Qëndrimi në këmbë për periudha të gjata kohore, veçanërisht në temperatura të nxehta, mund të shkaktojë hipotension ortostatik, ose sinkopë vazokonstriktore, një reagim i padëmshëm i karakterizuar nga një rënie e papritur e rrahjeve të zemrës dhe presionit të gjakut që mund të ndodhë kur trupi është i stresuar.

Periudhat e gjata të qëndrimit në këmbë bëjnë që gjaku të grumbullohet në këmbët tuaja, gjë që redukton përkohësisht rrjedhjen e gjakut në tru. Kjo mund t’ju bëjë të ndiheni të sëmurë, të trullosur ose të keni shikim të paqartë.

Ndonjëherë lëvizja e këmbëve mund të ndihmojë në lehtësimin e marramendjes së lehtë. Nëse kjo nuk ju ndihmon, uluni sa më shpejt që të mundeni dhe vendosni kokën midis gjunjëve. Kjo do të sjellë më shumë gjak në trurin tuaj në mënyrë që të filloni të ndiheni më mirë.

Sheqer i ulët në gjak

Kur niveli i sheqerit në gjak ose niveli i glukozës bie nën kufirin e shëndetshëm,  mund të ndodhë kudo, jo vetëm në dush. Përveç ndjenjës së dobësisë ose marramendjes, mund të vëreni se ndiheni të djersitur, të dridhura ose të keni një ritëm të shpejtë të zemrës.

Njerëzit me diabet – si të tipit 1 ashtu edhe të tipit 2 – kanë më shumë gjasa të përjetojnë simptoma të sheqerit të ulët në gjak kur niveli i tyre i glukozës në gjak bie nën 70 mg/dL.

Por problemi mund të prekë këdo, veçanërisht nëse keni kaluar disa orë pa ngrënë. Në disa raste, sheqeri i ulët në gjak mund të ndodhë edhe disa orë pas ngrënies së një vakti që përbëhet kryesisht nga karbohidrate të rafinuara.

Hani 15 gram karbohidrate me veprim të shpejtë për të rikthyer shpejt sheqerin në gjak, rekomandon Shoqata Amerikane e Diabetit. Opsionet e mira përfshijnë gjysmë banane, lëng ose 1 lugë gjelle mjaltë.

Lifestyle

Gjërat për të cilat njerëzit ju gjykojnë më së shumti

Shoqëria sot përballet me një varg problemesh sociale e një ndër to është edhe paragjykimi. Madje, njerëzit shkojnë aq larg, duke bërë gjykime edhe për gjërat më të vogla që ndoshta ju nuk u kushtoni fare rëndësi.

Ngjyra e rrobave

“Psychology Today”, thotë se njerëzit gjykojnë në bazë të ngjyrave të rrobave tuaja. Nëse ju visheni më shumë me ngjyrë të zezë do të thotë se jeni person më serioz dhe më artistik, ndërsa personat që preferojnë ngjyrat si e kuqja, cilësohen më energjik dhe më të hapur.

Kafshimi i thonjve

Nga anketa të ndryshme është vërtetuar se personat të cilët hanë thonjtë e tyre ose lëvizin këmbët gjatë qëndrimit ulur janë më të stresuar.

Këpucët

Njerëzit kanë shkuar deri tek ky element. Psikologët kanë treguar se këpucët luajnë një rol të rëndësishëm në përshtypjen që njeriu krijon tek të tjerët. Për shembull, lloji i këpucëve tregon moshën, pjekurinë, personalitetin, gjininë, nivelin intelektual e gjëra të tjera.

Mënyra si ju i shtrëngoni duart

Për këtë mund të kemi dëgjuar edhe më parë. Shtrëngimi i duarve mund të tregojë vendosmëri, fuqi dhe guxim apo në anën tjetër, dobësi, frikë dhe vetë-dyshim.

Shkrimi juaj

Personat të cilët shkruajnë me shkronja të vogla janë më të ndrojtur dhe më të rezervuar përkundër personave që shkruajnë me shkronja të mëdha që mendohet të jenë më të hapur.

Continue Reading

Lifestyle

16 Maj, Dita Ndërkombëtare e Dritës

Dita Ndërkombëtare e Dritës festohet çdo vit më 16 maj, në përvjetorin e funksionimit të parë të suksesshëm të lazerit, në vitin 1960 nga fizikani dhe inxhinieri, Theodore Maiman. Kjo ditë është një thirrje për të forcuar bashkëpunimin shkencor dhe për të shfrytëzuar potencialin e tij për të nxitur paqen dhe zhvillimin e qëndrueshëm, shkruajnë mediat e huaja.

Sipas UNESCO-s, Dita Ndërkombëtare e Dritës thekson rolin që luan drita në shkencë, kulturë dhe art, arsim dhe zhvillim të qëndrueshëm dhe në fusha të ndryshme si mjekësia, komunikimi dhe energjia.

Studimi i dritës ka çuar në burime alternative premtuese të energjisë, përparime mjekësore që shpëtojnë jetë përmes teknologjisë dhe trajtimet diagnostikuese, internetin me shpejtësi të dritës dhe shumë zbulime të tjera që kanë revolucionarizuar shoqërinë dhe kanë formësuar të kuptuarit tonë për universin.

Të fundit!

Këto teknologji u zhvilluan përmes shekujsh kërkimesh mbi vetitë e dritës, duke filluar me veprën kryesore të Ibn Al-Haytham, Kitab al-Manazir, “Libri i Optikës”, botuar në 1015 dhe duke përfshirë punën e Ajnshtajnit në fillim të shekullit të 20-të, e cila ndryshoi mënyrën se si mendojmë për kohën dhe dritën.

Pa dritë, planeti ynë do të ishte vetëm një vend i ftohtë dhe djerrë. Në të vërtetë, ku ka dritë, shpesh ka jetë me bollëk. Megjithatë, drita përfaqëson edhe më shumë për njerëzimin. Drita shkon dorë për dore me dijen; është një lente përmes së cilës mund të shihet dhe të kuptohet bota.

Continue Reading

Lifestyle

Kush tha se “epoka” e filmave romantikë ka mbaruar? Sugjerimet e Netflix

Kush tha se “epoka” e filmave romantikë ka mbaruar?  Viti 2024 është i mbushur me filma të tillë dhe këto sugjerime janë provat!

“Challengers”

“Love Lies Bleeding

“The Fall Guy”

“The Idea of You

“Música”

“Lisa Frankenstein”

“Mother of Bride”

“Turtles All the Way Down”

“The Bikeriders”

“Fly Me to the Moon”

“Twisters”

“It Ends With Us”

Continue Reading

Lifestyle

Studimi i ri: Niveli i vetmisë suaj varet sa i sinqertë jeni

Shumica prej nesh kanë të paktën 50 miq, ose të afërm që do të donin t’i ftonin në një ngjarje personale: si martesë, ditëlindje, pra një festë. Mirëpo, mos u shqetësoni nëse nuk mund të gjeni shumë miq për të festuar ditëlindjen tuaj

Nëse ju ndodh kjo gjë, mos mendoni se diçka nuk funksionon me ju. Kjo do të thotë se jeni një person me moral të lartë.

Mirëpo, ju a konsideroni veten një person me vlera të larta morale? Nëse përgjigjja është po, ka shumë gjasa që të jeni një person jo shumë popullor.

Shkencëtarët nga Universiteti i Washingtonit zbuluan se njerëzit me fokus moralin kanë tendencë të jenë më pak humorista. Dhe kjo është arsyeja pse të tjerët nuk i pëlqejnë shumë.

Studiuesit kryen 4 eksperimente për ta provuar këtë gjë. Gjatë provës së parë, zbuluan se njerëzit me vlera morale, nuk bënin shumë shaka që shkelnin vlerat e tyre.

Kjo ndodh sepse këta njerëz dyshojnë në etikën e tyre duke qeshur me një shaka të papërshtatshme. Dhe kjo provon se morali mbyt një ndjenjë të humorit.

Mirëpo, siç e dimë të gjithë, një shaka mund të jetë shumë e dobishme. Besohet se njerëzit me humor janë më inteligjent, zbavitës dhe miqësor.

Disa specialistë thonë se kjo është pika e parë e takimit për një miqësi. Për më tepër, humori mund të parashikojë suksesin e marrëdhënieve tuaja.

Në një seri shtesë eksperimentesh, studiuesit grumbulluan të dhëna për identitetin moral nga 70 punonjës. Më pas, kolegët e tyre vlerësuan ndjenjën e humorit të pjesëmarrësve dhe treguan sesa i pëlqyen ata, si dhe popullaritetin e tyre mes bashkëpunëtorëve të tjerë.

Rezultatet konfirmuan se punonjësit e fokusuar në moral u konsideruan më pak të këndshëm dhe më pak të popullarizuar në mesin e kolegëve të tyre.

Pra, nëse nuk ju pëlqen të bëni shumë shaka me miqtë tuaj, kjo do t’ju privojë paksa, pasi argëtimi është për shoqërinë!

Continue Reading

Lifestyle

Nëse keni këto shenja, duhet të pini më shumë ujë

Nuk ka shumë gjëra më freskuese sesa uji, në këtë mot të nxehtë.

Prapëseprapë, shumica prej nesh nuk pimë ujë mjaftueshëm në baza ditore. E duke bërë kështu, ne e dëmtojmë trupin tonë.

Nëse i vëreni këto shenja tek vetja juaj, ju rekomandojmë që të pini më shumë ujë.

1. Goja juaj është e thatë

Kjo duket diçka shumë e qartë, por nëse ndjeni se ju është tharë goja, ju është bërë bajate, atëherë sigurisht duhet të pini një gotë ujë. Kjo pasi pijet me sheqer nuk janë zgjidhje – sepse do t’ju bëjnë të ndjeheni edhe më të etur. Uji lagë membranat e mukozës në gojë dhe fyt, të cilat vazhdojnë ta mbajnë gojën të lagur me pështymë edhe shumë kohë pas një gllënjke ujë.

2. Lëkura juaj është e thatë

Lëkura është organi më i madh i trupit tuaj, kështu që natyrisht se ka nevojë të qëndrojë i hidratuar. Në fakt, lëkura e thatë është një shenjë e dehidratimit, që mund të çojë në shumë probleme të tjera. Mungesa e ujit nënkupton mungesë të djersës, që çon në paaftësi të trupit për të hequr yndyrën dhe pisllëkun e akumuluar gjatë ditës.

3. Sytë tuaj janë të thatë

Deri tani ndoshta e keni të qartë se uji ndikon më shumë se veç në gojë dhe fyt. Mungesa e ujit çon në sy të thatë dhe të skuqur. Pa ujë në trup, thahet edhe loti në sy. Nëse po mendoni ‘Çfarë nëse s’mund të qajë?’, kuptojeni se kjo shkakton edhe më shumë dëme në sytë tuaj, sidomos nëse vendosni lente të syrit çdo ditë.

4. Po përjetoni dhimbje në nyje

Kërci i eshtrave dhe kurrizit përbëhet nga 80% ujë. Uji është shumë i rëndësishëm për shëndetin e eshtrave. Duke e mbajtur trupin të hidratuar, nyjat janë në gjendje që të përballojnë ‘tronditjen’ e lëvizjeve të papritura, si vrapim, kërcim ose rënie.

5. Keni probleme me tretje

Folëm për rëndësinë e ujit në gojë dhe fyt, dhe se si uji mundëson funksionimin e rregullt e të gjitha proceseve. Kjo përfshin edhe sistemin e tretjes. Pa hidratim të duhur, sasia dhe fortësia e mukusit në stomak pakësohet, duke lejuar acidin e stomakut që të bëjë dëme të mëdha brenda. Kjo çon në atë çfarë njihet si “dispepsi”.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING