Kosova
‘Marrëveshja e vitit 2013 është dokumenti kryesor kur bëhet fjalë për asociacionin’
“Kryeministri Albin Kurti e quan “themelore” marrëveshjen e Brukselit të 27 shkurtit 2023, ndërsa dokumentet e vitit 2013 dhe 2015 nuk i sheh si bazë për marrëveshje të reja si ajo evropiane që është krijuar në bazë të propozimit franko-gjerman” – Kështu është shprehur analistja politike Mimoza Gavrani, duke shtuar se “Kur u pranua Asociacioni, u bë marrëveshje ndërkombëtare. Por pasi kanë kaluar 10 vjet, tani kemi disa versione të reja të propozuara, si propozimi franko-gjerman dhe evropian për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Për 10 vjet, Kosova humbi shumë kohë dhe ‘shkatërroi’ funksionet politike të Asociacionit dhe asnjë qeveri nuk e ka zbatuar ende marrëveshjen e vitit 2013. Ai premtim i parealizuar dëmtoi imazhin e Kosovës. Qeveria Kurti duhet të bëjë gjithçka për të çuar përpara ‘topin politik’, duke patur parasysh presionet dhe të gjitha marrëveshjet ndërkombëtare. Kurti është nën presionin e BE-së dhe të gjithë të tjerëve që ndihmojnë procesin e dialogut, por nuk do të thosha se kryeministri Kurti po i shmanget Asociacionit. Per sa kohe ai ishte në opozitë, ishte kundër, tani po mundohet të gjejë zgjidhjen më të mirë” – Theksoi Mimoza Gavrani, e cila beson se Kosova duhet të ndërmarrë hapa konkretë politikë për të treguar se është e gatshme të marrë vendime të vështira politike, përfshirë këtu marrëveshjen per asociacioni.
Siç theksoi ajo, Serbia dhe Kosova më në fund duhet t’i përfundojnë temat e vështira.
“Duhet të jemi të vetëdijshëm edhe për afatet, sepse vitin e ardhshëm do të ketë zgjedhje në Amerikë dhe Evropë. Prandaj, duhet të jemi të gatshëm që ta përfundojmë dialogun me Serbinë që ka vite që ka nisur” – tha Gavrani, teksa dhe theksoi se nuk beson që Serbia nuk do të bëjë asgjë për njohjen e Kosovës.