Pinknews
Martesa sekrete prej 35 milionë euro/ Kontrata paramartesore e CR7 dhe Georgina
Detaje të reja po dalin nga prapaskenat e martesës sekrete mes Cristiano Ronaldos dhe Georgina Rodriguez, e cila, sipas raportimeve të mediave portugeze, u zhvillua më 11 gusht në një ceremoni tejet të rezervuar.
Sipas të përditshmes portugeze Jornal de Noticias, ceremonia u mbajt në një vilë në Cascais, me vlerë rreth 35 milionë euro, në pronësi të çiftit.
Në ceremoni ishin vetëm katër dëshmitarë, ndërsa të pranishëm ishin edhe pesë fëmijët e Ronaldos dhe Georginës. Eventi ishte organizuar në mënyrë private dhe, sipas raportimeve, paraprihej nga një marrëveshje paramartesore e firmosur një ditë para ceremonisë, më 10 gusht.
Në bazë të marrëveshjes, çifti ka zgjedhur regjimin e ndarjes së pasurisë dhe ka vendosur të ruajë mbiemrat që mbante përpara martesës.
Ceremonia u drejtua nga funksionarja Maria de Oliveira, e cila kishte udhëtuar nga Porto për të kryer procedurën. Mes të pranishmëve ishin Ivana Rodriguez, motra e Georginës, si dhe Miguel Paixao, një prej miqve më të afërt të Cristiano Ronaldos.
Në ceremoni nuk ishin të pranishëm anëtarët e familjes së Ronaldos. Nëna e futbollistit, Dolores Aveiro, reagoi vetëm përmes rrjeteve sociale, duke komentuar postimin e të birit me një emoji zemre.
Në mesin e të ftuarve ishin gjithashtu argjendari spanjoll Jose Rodriguez Sangil dhe bashkëshortja e tij, Monica Gonzalez Martinez.
Ceremonia e vogël dhe lista e kufizuar e të ftuarve kanë nxitur interes të madh, ndërsa detajet e martesës po bëhen publike gradualisht, duke zbuluar një event shumë larg vëmendjes së mediave dhe publikut.