Aktualitet
Mbyllet protesta në Rrugën e Dibrës, tensionet zhvendosen te Komisariati nr. 4
Protesta e sotme vijon të prodhojë zhvillime, teksa mësohet se pas afro 5 orësh bllokim, është liruar aksi i Rrugës së Dibrës.
Pas tensioneve të shumta dhe shoqërimit të 20 protestuesve, tubimi “u transferua” në komisariatin numër 4.
Protestuesit kishin bllokuar aksin e Rrugës së Dibrës, teksa në një moment u prodhua edhe një tension me urbanin e linjës Kinostudio-Kombinat.