Pinknews
“Më dhemb shpirti…”/ Çfarë i ka ndodhur Efi Dhedhes?
Efi Dhedhes ka bërë së fundmi një reagim të fortë në rrjetet sociale lidhur me situatën në zonat e mbrojtura të Vjosa-Nartës.
Përmes një postimi në InstaStory, ajo publikoi një foto ku shfaqej me lot në sy, të cilën e shoqëroi me një mesazh të gjatë dhe emocional. Efi tregoi se ishte tronditur pasi ishte njohur me zhvillimet e fundit që lidhen me këtë zonë.
Ajo u shpreh se përpiqet të qëndrojë larg telefonit dhe rrjeteve sociale, ndaj nuk kishte qenë në dijeni të situatës.
“Me dhemb shpirti kur shoh sesi njeriu po shkatërron me duart e veta shtëpinë e tij”, shkroi ajo ndër të tjera.
Në reagimin e saj, ajo theksoi se dëmi që po i shkaktohet natyrës nuk prek vetëm Shqipërinë, por gjithë planetin.