Aktualitet
“Më dhunuan vëllezërit e Bedries”/ Flet vëllai Xhemal Lokut: Nuk e di kush…
Vëllai i Xhemal Lokës ka deklaruar se është dhunuar nga vëllezërit e 41 vjeçares, e cila i dha fund jetës duke pirë fotoksinë. Ai deklaroi se nuk e di se kush ia hapi llogarinë e Tik-Tokut.
“Jam dhunuar nga vëllezërit e Bedries. Bëra denoncim, por s’ma morën në konsideratë. Më dhunuan. S’e di se kush ia hapi TikTok-un. Ne i kemi dhënë kurajo. Asaj i ka dalë një foto me disa fjalë. Ajo më pas ka pirë ilaçet. Në punë, Bedries i janë gjetur ilaçe. Ka qenë një ngjarje para 10 vitesh kjo e 40 mijë eurove. Nuk ka pasur dhunë, asgjë. Ai nuk e ka fshehur telefonin dhe s’e ka fshehur te motra ime. Telefoni u mor te shtëpia e vëllait tim dhe jo te i motrës sime. S’e dimë se kush i deklaron këto gjëra. Ikëm te QSUT, e çuam atje. Ato hapat ia kanë gjetur disa herë ato ilaçe, në xhep apo në punë”