Connect with us

Pinknews

Më hëngrët…/  Çiljeta “thyen heshtjen” për pamjen e re: Ja çfarë ka bërë

Transformimi fizik i Çiljeta Xhilagës ka tërhequr së fundmi vëmendjen e ndjekësve, të cilët kanë vënë re ndryshimin e dukshëm në siluetën e këngëtares.

E shfaqur në një formë të re, si në rrjetet sociale ashtu edhe gjatë daljeve të saj publike, Çiljeta ka marrë komente të shumta. Shumë prej tyre kanë qenë pozitive, ndërsa disa ndjekës kanë ngritur pikëpyetje mbi mënyrën se si ka arritur këtë ndryshim.

Në vend që t’i lërë komentet në kuadrin e aludimeve, këngëtarja ka vendosur të flasë hapur dhe të tregojë vetë se pas transformimit të saj qëndron një ndërhyrje estetike.

Në një reagim në rrjetet sociale, Çiljeta ka shkruar:

“Kam bërë lipo moj shoqe, kam bërë lipo barkut, kam dhe një korsetë në bark që mbaj nga halli mbas lipos, se më hëngrët sot.”

Pra, bëhet fjalë për liposuksion në zonën e barkut, ndërsa këngëtarja ka treguar gjithashtu se pas ndërhyrjes vijon të përdorë një korsetë.

Ky sqarim i Çiljetës vjen pas diskutimeve të shumta në rrjet, ku një pjesë e ndjekësve kishin ngritur dyshime se ndryshimi i saj në pamje mund të ishte rezultat i filtrave apo fotoshopit. Me deklaratën e saj, këngëtarja ka bërë të qartë se ndryshimi nuk është thjesht një efekt i fotografive.

Çiljeta Xhilaga, një nga figurat e njohura të muzikës shqiptare, ka vijuar të jetë aktive edhe në ekran, duke marrë pjesë në projekte të ndryshme televizive. Ajo ishte gjithashtu pjesë e sezonit të parë të “Ferma VIP”, ku fitoi vëmendje për një tjetër anë të personalitetit të saj.

Ndërkohë, ndryshimi i saj fizik vijon të komentohet në rrjet, ndërsa Çiljeta ka zgjedhur t’u përgjigjet vetë pyetjeve të ndjekësve dhe të mos lërë hapësirë për spekulime.

Advertisement