Kronike
‘Më ke shkatërruar jetën’/ Shqiptari vrau ish gruan me të dashurin e saj, çfarë dihet deri tani
Ai vrau ish-bashkëshorten dhe partnerin e saj të ri, më pas u vetëvra duke u hedhur nga kalaja e Cossombratos, një fshat me vetëm 500 banorë në provincën e Astit. I dyshuari për vrasjen quhej Astrit Koni dhe ishte 59 vjeç (në fshat njihej si Arturo), ndërsa emri i gruas ishte Drita Koni. Banorë në Itali prej 20 vitesh, të dy ishin shqiptarë.
Sipas një rindërtimi të parë të ngjarjes, burri kishte tentuar disa herë të rikthehej me gruan, por ajo nuk kishte asnjë qëllim të kthehej pas, përkundrazi kishte nisur një lidhje të re.
I shtyrë nga xhelozia, ai mori një kosore, mjet që e përdorte për punë, dhe goditi si ish-bashkëshorten, ashtu edhe partnerin e saj të ri. Trupat e pajetë të të dyve u gjetën në një fushë në
Pasi kreu femicidin dhe vrasjen, Koni u drejtua drejt kalasë së Cossombratos, vend shumë i njohur për të, pasi punonte aty si kopshtar. Falë faktit që kishte çelësat, ai arriti të hynte në kullën mesjetare pa ngjallur dyshime dhe u vetëvra.
Ngjarja ka tronditur gjithë komunitetin lokal. Shumë bashkëqytetarë e përshkruajnë si një punëtor të palodhur. Për rastin po hetojnë forcat e rendit për të rindërtuar me saktësi çdo fazë të ngjarjes./ Corriere della Sera