“Sa besojmë te “cholismi” nga 1 deri në 100? Sigurisht që 100! Nëse ne nuk e ndjekim Simeonen në udhëzimet e tij atëherë jemi të shkatërruar”, u shpreh Llorente.
Sport
“Me Simeonen deri në vdekje”, mesfushori: Shkatërrohemi nëse nuk e ndjekim trajnerin!
Atletico Madrid avancoi në çerekfinalet e Champions League teksa eliminoi Interin pas goditjes së penalltive me dy ndeshjet që në total prodhuan barazimin 2-2. Tashmë, Atletico kthen vëmendjen nga çerekfinalja ku i pret Borussia Dortmund.
Mesfushori i kryeqytetasve, Marcos Llorente theksoi se skuadra është e gjitha pas trajnerit Diego Simeone. Llorente, shtoi se të gjithë besojnë tek “cholismi” si e vetmja mënyrë për të arritur te objektivi.
Sport
“Vendim i papritur, ndjej keqardhje”/ Reagon Qatip Osmani: Ishim në garë për titull, por…
Largimi i Qatip Osmanit në këtë formë, 4 javë përpara fundit, befasoi jo pak opinionin publik, por me sa duket ka kapur të papërgatitur edhe vetë trajnerin, i cili në reagimin e tij për mediat shprehu keqardhjen për këtë vendim, pasi ekipi i tij ishte ende në garë për titullin kampion:
Komunikatë për media:
Me keqardhje të thellë, dëshiroj të njoftoj se drejtuesit e klubit të futbollit Vllaznia e Shkodrës kanë vendosur të ndërpresin para kohe marrëdhënien time si trajner, edhe pse me pak ndeshje deri në fund jemi në garë për titull në kampionatin aktual. Kontrata ime me Vllazninë skadonte në fund të kampionatit dhe në bazë të arritjeve do të diskutonim për vazhdimin e bashkëpunimit. Vendimi për të ndërprerë marrëdhënien e punës para kohe dhe në këtë pikë të sezonit ishte i papritur për mua, pasi ishim në rrugë të mirë drejt objektivit që në momentin e firmosjes së bashkëpunimit më kishin vendosur të ishte dalja në Evropë, derisa ne kishim shanse reale për titull.
Megjithatë, unë e respektoj plotësisht vendimin e klubit dhe bashkë me asistentin tim Bashkim Livorekën, largohemi me kokën lartë për punën dhe përpjekjet e bëra gjatë kësaj periudhe, krenar për arritjen dhe faktin ku e morëm dhe ku po e lëmë Vllazninë
Me respekt, Qatip Osmani.
Sport
Roma triumfon në fund, në Friuli vendos goli i Cristante (VIDEO)
Ndeshja mes Udineses dhe Romës, e cila u ndërpre para disa ditësh në minutën e 71-të për shkak të gjendjes jo të mirë shëndetësore të Evan Ndicka, ka përfunduar 1-2. Goli i parë i sfidës mban firmën e Pereyras, në të 23-tën minutë. Ekipi i De Rossit barazoi në të 64-tën, me Lukakun.
Mysafirët ndezën festën në Bluenergy Stadium – Stadio Friuli (Udine), falë golit të Cristante. Me këtë rezultat, Roma shkon në kuotën e 58 pikëve në vendin e pestë. Udinese renditet në vendin e 17-të.
Sport
Nuk ka mrekulli për Tiranën, Kukësi “fluturon” në finalen e Kupës, sfidon Egnatian
Kukësi është kualifikuar për në finalen e madhe të Kupës së Shqipërisë. Verilindorët iu falën fitores 2-0 në aktin e parë ndaj Tiranës, teksa sot u mundëm minimalisht 1-0 në “Air Albania”. Bardheblutë shënuan në minutën e 21-të me Deliun, me një gol mjaft të bukur. Ekipi i Fagut fitoi besim për përmbysjen e madhe, duke spostuar kështu kundërshtari në gjysmëfushën e vet.
Kuksianët barazuan me Lamçen në të 45-tën, por goli u anulua për prekje me dorë. Pjesa e dytë nuk prodhoi gol, me ekipin e Bledar Devollit që shkon kështu në finale
Një biletë për në finale preu edhe Egnatia, e cila eliminoi Vllazninë në kohën shtesë. Ndeshja e parë pati përfunduar 1-0 për rrogozhinasit, ndërsa në “Loro Boriçi”, Balaj me shokë triumfuan 1-0.
Shkodranët realizuan me Alivodën në minutën e 29-të, duke ndezur festën në stadium. Ekipi i Qatip Osmanit u vendos në kërkim të golit të dytë, por hasi mjaft ëvshtirësi, pasi prapavija kundërshtare ishte vendosur mirë. Në minutën e 65-të, të besuarit e Edlir Tetovës provuan të barazonin shifrat me Ramën, pa ia dalë dot. Me këtë rezultat, ekipet iu drejtuan shtesës. Albano Aleksi u ndëshkua me karton të kuq në të 94-tën, edhe pse në inferioritet numerik, Egnatia “tundi rrjetën” në të 103-tën me Montenegron, duke “rrëmbyer” kualifikimin.
Finalja Kukësi-Egnatia do të zhvillohet më datë 14 maj, në ora 19:00, në stadiumin “Air Albania”.
Sport
Humbje ‘e ëmbël’, Juventusi e pëson 2-1 nga Lazio! ‘Zonja’ është finaliste e Kupës së Italisë
Lazio fitoi 2-1 kundër Juventusit në “Olimpico”, por kjo nuk u shërbeu djemve të Igor Tudor që të eliminonin “Zonjën e Vjetër”. Falë suksesit 2-0 në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Italisë, rezultati i kthimit edhe pse jo në favor bën që Juventusi të jetë finalisti i parë i Kupës së Italisë.
Pas këtij momenti “Zonja e Vjetër” u shkund dhe nisi sulmet. Duhej ndërhyrja nga stoli e Allegrit me hedhjen në fushë të Milik në vend të Vlahovic që bardhezinjtë të shënonin.
Vetëm dy minuta në fushë Milik gjeti golin e 2-1 që i dha Juves një biletë për në finalen e madhe. Tanimë bardhezinjtë presin duelin e sotëm mes Atalantës dhe Fiorentinës (0-1 ndeshja e parë) për të mësuar rivalët e finales që luhet më 15 maj në “Olimpico”. Në humbjen e Lazios Hysaj luajti 90 minuta.
Sport
Kombëtarja kuqezi me 26 lojtarë në Gjermani, vendoset për zgjerimin e listës e Europianit
Ndryshime të rëndësishme për Euro 2024. Sipas lajmit të publikuar nga Sky Sports Neës, lista e të ftuarve për kombëtaret që do marrin pjesë në premierën e Europianit zgjerohet nga 23 në 26 futbollistë.
Në këto kushte, me shumë mundësi, trajneri i Kombëtares, Sylnvinho do të ketë më shumë mundësi zgjedhje-je dhe më pak “dhimbje koke”. Kujtojmë se tekniku kuqezi, ishte një nga dy trajnerët (së bashku me Deschamps), që ishte kundër kësaj ide-je, pasi grupi sipas tij mund të menaxhohet më mirë me 23 lojtarë.
Sugjerimi për këtë ndryshim u bë fillimisht gjatë një takimi të trajnerëve t në Dusseldorf dy javë më parë, por në një takim të komitetit kombëtar të garave të UEFA-s të hënën, Sky Sports News mësoi se delegatët votuan në favor të ndryshimit të rregullave për Euro 2024, duke kaluar nga një limit prej 23 lojtarësh në 26.
-
Pinknews17 hours ago
“Jeni shkë*rdhaçka”/ Françeska shokon sërish me deklaratën në BBV
-
OPINION13 hours ago
‘Më mirë dorëzohu Edi, se më keq do bëhet’/ Kryeministri spanjoll i kthet keq Ramës
-
Pinknews16 hours ago
Një dron në ‘BBV3’ nga Sara, Bardhi dhe bebi/ Për kë vallë?
-
Pinknews15 hours ago
“Ti më eksiton” / Deklarata e Eglës lë pa fjalë banoren: Aman mos…
-
Pinknews17 hours ago
“Të ndyra, të shëmtuara”/ Sara Gjordeni shpërthen keq ndaj gazetareve
-
Pinknews17 hours ago
Video/ Përgatitet funerali i mbretit Charles, çfarë po ndodh në Pallatit Buckingham
-
Politike12 hours ago
“Rai3 nxori ‘lakuriq’ Ramën”/ Bardhi nga Lezha: Paratë vidhen, rrogat dhe pensionet nuk rriten
-
Politike13 hours ago
‘Meta ka ikur nga shtëpia, po qëndron në hotel’/ Trondit gazetari i njohur