Connect with us

Pinknews

“Më vjen mirë që e ke kuptuar”/ Kiara sqarohet me Luizin

Pavarësisht argumentave të shumta dhe ndjesës së tij, Kiara nuk bindet për sjelljen e Luizit. Ky i fundit u shpreh se nuk ia mori mendja që Kiara do reagonte në atë mënyrë dhe se loja do merte ato përmasa.

Ai u shpreh se veproi në atë mënyrë, pasi kishte frikë se Oltës do i vinte në dorë sërish një zarf i kuq, e cila do i jepte avantazh.

Biseda mes Luizit dhe Kiarës u zhvendos në oborr, pasi në dhomën e ndjenjes aty ku ata po flisnin, u afrua Olta, çka detyroi dyshen të ngrihej që aty.

Luizi i tha Kiarës se i vjen keq që situata shkoi ashtu. Ai madje shtoi se i vjen më keq për ata banorë që e kthyen në dramë të gjithë atë situatë.

Advertisement

TRENDING