Politike
Meloni për pushime në Shqipëri/ Media italiane: Iku nga çmimet e larta të Italisë
Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, mbërriti pasditen e sotme në Vlorë e shoqëruar me familjarët dhe një grup bashkëpunëtorësh. Ajo u prit nga Edi Rama. Vizita e saj në Shqipëri ka marrë vemendjen e mediave italiane, duke i dedikuar një artikull ku flasin për raportet e saj me Ramën dhe ndryshimet e Shqipërisë nga vitet ’91 e deri më sot.
Kryeministrja Giorgia Meloni i lejoi vetes një vizitë në Shqipëri gjatë pushimeve të saj puliane në një fermë në Ceglie Messapica, në zonën e Brindisit. Në fakt, kryeministrja do të kishte përfituar nga afërsia me Shqipërinë për të marrë një traget të planifikuar, dhe për të mbërritur në portin e Vlorës nga Brindisi, ku e pret kryeministri Edi Rama. Ishte ai që së fundi i tregoi Il Foglio-s për harmoninë e veçantë me kryeministren italiane dhe për ftesën që i kishte bërë me rastin e pushimeve të saj në Pulia: “Meloni më tha se do të bënte gjithçka për të ardhur të përshëndetej, pasi do të qëndrojë në Pulia”, kishte thënë kryeministri shqiptar. Në udhëtimin e shkurtër në Shqipëri do të merrnin pjesë edhe motra Arianna dhe bashkëshorti i saj, ministri Francesco Lollobrigida.
Dhe ironia për udhëtimin e kryeministres përtej Adriatikut mbërriti në rrjetet sociale, vetëm pak ditë pas postimit të Ramës i cili kishte krahasuar pushtimin e turistëve italianë në Shqipëri me zbarkimet e emigrantëve shqiptarë në vitin 1991.
Një bum i lidhur mbi të gjitha me çmimet e shtrenjta, që e sheh bregdetin shqiptar shumë më lirë se ai pulian dhe ai italian në përgjithësi. Këtu lindin memet, si ajo që kryeministrja sheh duke iu drejtuar partnerit në plazh: «Njëqind euro për një çadër dhe dy shezllone? Giambru çoje b*thën dhe le të shkojmë në Shqipëri”.