✦
Thinking ...
Connect with us

Politike

Memaliaj kundërshton shkrirjen/ Administrata pret kryebashkiakun me duartrokitje

Punonjësit e administratës së Bashkisë Memaliaj e pritën me duartrokitje kryebashkiakun Albert Malaj, pas përfshirjes së bashkisë në draftin e reformës territoriale, që parashikon bashkimin e saj me Tepelenën.

Propozimi është kundërshtuar prej javësh nga banorët e Memaliajt. Në dëgjesat publike në njësitë administrative, ata kanë shprehur shqetësimin se ndryshimi mund të sjellë largimin e shërbimeve, përshpejtimin e shpopullimit dhe pasoja ekonomike për zonën.

Kundër draftit është shprehur edhe Këshilli Bashkiak i Memaliajt, me nëntë vota kundër dhe një abstenim.

Gjatë takimit me administratën, Malaj tha se puna do të vijojë normalisht deri në formalizimin e ndryshimeve dhe se shërbimet për qytetarët nuk do të ndërpriten.

Kryebashkiaku ka kundërshtuar më herët shkrirjen e bashkisë, duke argumentuar se Memaliaj ka peshë në qark si për numrin e banorëve, ashtu edhe për shtrirjen territoriale.

Advertisement