✦
Thinking ...
Connect with us

Aktualitet

MERRNI THIKA ME VETE, DUHET VR*ARE NDONJE POLIC/ ZBULOHEN MESAZHET E FRIKSHME NE WHATSAPP

Publikimi i disa bisedave në WhatsApp, ku bëhen thirrje për vrasjen e punonjësve të Policisë së Shtetit dhe përdorimin e thikave gjatë protestave, ka hapur një tjetër çështje për ngjarjet e dhunshme që kanë përfshirë Tiranën gjatë datave 13, 14 dhe 15 tetor.

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka publikuar pamje të komunikimeve mes disa personave, të cilët diskutojnë për organizimin e protestës dhe më pas kalojnë në kërcënime të drejtpërdrejta ndaj policëve.

Në njërin prej mesazheve, një përdorues me emrin “Aaaaw” shkruan: “Duhet me e vra nje polic o bro kan frik shume edhe Ato”.

Një minutë më vonë, i njëjti përdorues u kërkon pjesëmarrësve: “Merrni thika me vete”.

Një tjetër person shkruan: “Thika buke te shpia ska kamera”, ndërsa në vijim shfaqet edhe një mesazh që nxit sulme me thikë ndaj personave të tjerë.

“Merrni thika, duhet vrarë një polic”, zbulohen mesazhet e“Merrni thika, duhet vrarë një polic”, zbulohen mesazhet e

Bisedat tregojnë se disa pjesëmarrës nuk kufizohen te diskutimi për protestën, por propozojnë veprime të dhunshme kundër policisë. Megjithatë, deri tani nuk ka një konfirmim zyrtar që lidh autorët e këtyre mesazheve me sulmet konkrete të regjistruara gjatë protestave.

Taulant Balla i ka përdorur pamjet për të kundërshtuar kritikat ndaj ndërhyrjeve policore.

“Çdo ndërhyrje e Policisë po shikohet me lupë dhe po i bëhet gjyqi menjëherë! Po si duhet të sillet Policia me elementet kriminalë të maskuar si studenta?”, shkruan deputeti socialist, duke pretenduar se në grupin e WhatsApp-it janë dhënë porosi për të marrë thika dhe për të sulmuar policët.

Më herët, Drejtori i Departamentit për Rendin dhe Sigurinë Publike, Dhimitraq Ziu, deklaroi se në këto kanale janë konstatuar edhe kërcënime të drejtpërdrejta ndaj jetës së punonjësve të Policisë së Shtetit.

Sipas tij, autoritetet kanë regjistruar procedim penal dhe kanë nisur bashkëpunimin me agjencitë partnere ndërkombëtare për të zbuluar adresat IP, administratorët e grupeve dhe përdoruesit që kanë shpërndarë mesazhet.

Por deklarata e Ziut ngre edhe një çështje tjetër. Policia flet për thirrje terroriste dhe veprime destabilizuese, ndërsa ende nuk ka bërë publike se sa grupe ka identifikuar, cilat janë platformat e komunikimit dhe nëse personat nën hetim kanë lidhje konkrete me organizimin e protestave.

Ziu bëri të ditur se hetimet përfshijnë persona brenda dhe jashtë Shqipërisë, ndërsa strukturat e specializuara po verifikojnë qëllimet dhe veprimet e tyre.

“Merrni thika, duhet vrarë një polic”, zbulohen mesazhet e

Advertisement