Politike
KANCELARI MERZ MESAZH PER PROTESTAT
Kancelari gjerman, Friedrich Merz, në samitin e Procesit të Berlinit ka folur për protestat që po zhvillohen në vendet e Bashkimit Europian dhe “këtu në rajon”, duke iu referuar atyre të Shqipërisë.
Prezent në këtë samit është edhe kryeministri Edi Rama, raporton Gazeta Express.
“Më lejoni të jem shumë i sinqertë për dy çështje. Së pari, kur përballemi me protesta në BE apo këtu në rajon, dhuna nuk duhet të jetë kurrë një opsion, nga asnjëra palë. Së dyti, realizimi i të gjitha këtyre është veçanërisht i vështirë nëse mbetemi plotësisht të penguar nga e kaluara”, tha Merz.
Ai foli edhe për glorifikimin e kriminelëve të luftës, duke kujtuar se në vitin 2008 vendet e rajonit ishin dakorduar për ta hedhur poshtë gjuhën e urrejtjes. Këtu Merz aludoi për nderimet dhe glorifikimet që u bënë së fundi në Serbi për kriminelin e luftës, Ratko Mladiq.
Nëse duam të krijojmë të ardhme më të mirë për fëmijët tonë, nuk mund t’i hedhim benzinë asaj flake, por t’i përmbahemi bazës europiane, tha Merz.