Politike
Mes dhimbjes dhe nderimeve, Rama i bashkohet homazheve për gazetarin Enrik Mehmeti
Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Teatrin “Petro Marko” në Vlorë, ku po zhvillohen homazhet në nder të gazetarit Enrik Mehmeti, për t’i dhënë lamtumirën e fundit.
Gazetari Enrik Mehmeti humbi jetën tragjikisht mbrëmjen e 18 korrikut në Zvërnec, duke lënë pas dhimbje të madhe te familjarët, kolegët dhe miqtë e tij.
Në homazhe marrin pjesë përfaqësues të institucioneve, kolegë të medias, qytetarë dhe personalitete të jetës publike, të cilët po i shprehin nderimet e fundit.