Connect with us

Politike

Mesazh nga qelia/ Meta: Mirënjohje kongresmenëve amerikanë

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar përmes një postimi në Facebook, duke shprehur mirënjohje ndaj kongresmenëve amerikanë Keith Self dhe Suhas Subramanyam për vizitën e tyre dhe vëmendjen e treguar ndaj shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

Në deklaratën e tij, Meta theksoi se shqiptarët në Luginën e Preshevës vazhdojnë të përballen me, siç i cilësoi ai, politika diskriminuese dhe përjashtuese nga autoritetet në Beograd.

Ndërkohë, Partia e Lirisë, në solidarizim me kërkesat e shqiptarëve të kësaj zone, kërkon respektimin e plotë të lirive dhe të drejtave themelore individuale dhe kolektive të tyre.

Në deklaratë theksohet gjithashtu nevoja për t’i dhënë fund politikave të “pasivizimit administrativ të adresave”, që sipas kësaj force politike synojnë reduktimin artificial të pranisë shqiptare, si dhe përjashtimit nga institucionet shtetërore, diskriminimit ekonomik, mungesës së zhvillimit të qëllimshëm dhe mohimit të të drejtave gjuhësore e kombëtare.

Partia e Lirisë i bën thirrje Serbisë që të respektojë detyrimet që rrjedhin nga Konventa Evropiane për të Drejtat e Minoriteteve, si dhe marrëveshjet e nënshkruara me përfaqësuesit e shqiptarëve që jetojnë në Luginën e Preshevës.

Postimi i plotë:

Mirënjohje kongresmenëve amerikanë Keith Self dhe Suhas Subramanyam për vizitën dhe vëmendjen e tyre të veçantë për shqiptarët e Luginës së Preshevës, që vazhdojnë të jetojnë nën politika diskriminuese dhe përjashtuese nga regjimi në Beograd.

Partia e Lirisë duke u solidarizuar me kërkesat legjitime të shqiptarëve të Luginës, për respektimin e plotë të lirive dhe të drejtave themelore individuale dhe kolektive kërkon me forcë dhënien fund nga Serbia të politikave të pasivizimit administrativ të adresave për të zvogëluar artificialisht praninë shqiptare, përjashtimit nga institucionet shtetërore, diskriminimit ekonomik, moszhvillimit të qëllimshëm dhe mohimit të të drejtave elementare kombëtare e gjuhësore si të drejta identitare.

Serbia sa më parë të respektojë detyrimet që rrjedhin nga Konventa Europiane e të Drejtave të Minoriteteve, si dhe të gjitha marrëveshjet e nënshkruara me përfaqësuesit legjitim të shqiptarëve që jetojnë në trojet e tyre shekullore.

Advertisement