Connect with us

Sport

Mesazhi emocionues i Pele për Maradonën: Të dua Diego! Një ditë, në parajsë, do të…

Legjenda e futbollit brazilian, Pele ka shpërndarë disa foto me Maradonën një javë pasi ky i fundit ndërroi jetë fatkeqësisht nga një atak kardiak.

Pele shkruan se Maradona ishte i pakrahasueshëm, dhe bota do të ishte shumë më e mirë nëse dy legjendat do të krahasoheshin më pak.

Pele thotë se e do Diegon dhe këtë nuk ia tha pasi argjentinasi u largua shumë shpejt. Nga ana tjetër, Pele i premton Maradonës se një ditë do të luajnë bashkë në të njëjtin ekip në parajsë, dhe ajo do të jetë hëra e parë për brazilianin që ngre grushtin në ajër pa festuar gol pasi do përqafojë sërish Maradonën.

Statusi nga Pele

Sot u bënë shtatë ditë që kur ike. Shumë njerëz kanë dashur të na krahasojnë gjatë gjithë jetës. Ti ishe një gjeni që magjeps botën. Një magjistar me top në këmbë. Një legjendë e vërtetë. Por mbi të gjitha, për mua, ti do të jesh gjithmonë një mik i madh, me një zemër edhe më të madhe.

Sot, e di që bota do të ishte shumë më e mirë nëse do të krahasonim njëri-tjetrin më pak dhe të fillonim të admironim njëri-tjetrin më shumë. Pra, dua të të them se je i pakrahasueshëm.
Trajektorja juaj u shënua nga ndershmëria. Dhe në mënyrën tënde unike dhe të veçantë, na mësove se duhet të duam dhe të themi ′′ Të dua ′′ shumë më shpesh. Largimi yt i shpejtë nuk më lejoi të ta thoja, kështu që unë thjesht do të shkruaj: Të dua, Diego.
Miku im i madh, faleminderit shumë për gjithë udhëtimin tonë. Një ditë, në parajsë, do të luajmë së bashku në të njëjtin ekip. Dhe do të jetë hera e parë që ngre grushtin në ajër në triumf në fushë pa festuar gol. Do të jetë sepse më në fund mund të të përqafoj përsëri.

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Roma triumfon në fund, në Friuli vendos goli i Cristante (VIDEO)

Ndeshja mes Udineses dhe Romës, e cila u ndërpre para disa ditësh në minutën e 71-të për shkak të gjendjes jo të mirë shëndetësore të Evan Ndicka, ka përfunduar 1-2.  Goli i parë i sfidës mban firmën e Pereyras, në të 23-tën minutë. Ekipi i De Rossit barazoi  në të 64-tën, me Lukakun.

Mysafirët ndezën festën në Bluenergy Stadium – Stadio Friuli (Udine), falë golit të Cristante. Me këtë rezultat, Roma shkon në kuotën e 58 pikëve në vendin e pestë.  Udinese renditet në vendin e 17-të.

 

 

Continue Reading

Sport

Nuk ka mrekulli për Tiranën, Kukësi “fluturon” në finalen e Kupës, sfidon Egnatian

Kukësi është kualifikuar për në finalen e madhe të Kupës së Shqipërisë. Verilindorët iu falën fitores 2-0 në aktin e parë ndaj Tiranës, teksa sot u mundëm minimalisht 1-0 në “Air Albania”. Bardheblutë shënuan në minutën e 21-të me Deliun, me një gol mjaft të bukur. Ekipi i Fagut fitoi besim për përmbysjen e madhe, duke spostuar kështu kundërshtari në gjysmëfushën e vet.

Kuksianët barazuan me Lamçen në të 45-tën, por goli u anulua për prekje me dorë. Pjesa e dytë nuk prodhoi gol, me ekipin e Bledar Devollit që shkon kështu në finale

Një biletë për në finale preu edhe Egnatia, e cila eliminoi Vllazninë në kohën shtesë. Ndeshja e parë pati përfunduar 1-0 për rrogozhinasit, ndërsa në “Loro Boriçi”, Balaj me shokë triumfuan 1-0.

Shkodranët realizuan me Alivodën në minutën e 29-të, duke ndezur festën në stadium. Ekipi i Qatip Osmanit u vendos në kërkim të golit të dytë, por hasi mjaft ëvshtirësi, pasi prapavija kundërshtare ishte vendosur mirë. Në minutën e 65-të, të besuarit e Edlir Tetovës provuan të barazonin shifrat me Ramën, pa ia dalë dot. Me këtë rezultat, ekipet iu drejtuan shtesës. Albano Aleksi u ndëshkua me karton të kuq në të 94-tën, edhe pse në inferioritet numerik, Egnatia “tundi rrjetën” në të 103-tën me Montenegron, duke “rrëmbyer” kualifikimin.

 

 

Finalja Kukësi-Egnatia do të zhvillohet më datë 14 maj, në ora 19:00, në stadiumin “Air Albania”.

Continue Reading

Sport

Humbje ‘e ëmbël’, Juventusi e pëson 2-1 nga Lazio! ‘Zonja’ është finaliste e Kupës së Italisë

Lazio fitoi 2-1 kundër Juventusit në “Olimpico”, por kjo nuk u shërbeu djemve të Igor Tudor që të eliminonin “Zonjën e Vjetër”. Falë suksesit 2-0 në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Italisë, rezultati i kthimit edhe pse jo në favor bën që Juventusi të jetë finalisti i parë i Kupës së Italisë.

Ndeshja në Romë nisi mirë për Lazion që gjeti golin e parë me Castellanos pas vetëm 12 minutave lojë. Edhe fraksioni i dytë kishte të njëjtën melodi, me Castellanos që shënoi dopietën personale në të 48 minutë.

Pas këtij momenti “Zonja e Vjetër” u shkund dhe nisi sulmet. Duhej ndërhyrja nga stoli e Allegrit me hedhjen në fushë të Milik në vend të Vlahovic që bardhezinjtë të shënonin.

Vetëm dy minuta në fushë Milik gjeti golin e 2-1 që i dha Juves një biletë për në finalen e madhe. Tanimë bardhezinjtë presin duelin e sotëm mes Atalantës dhe Fiorentinës (0-1 ndeshja e parë) për të mësuar rivalët e finales që luhet më 15 maj në “Olimpico”. Në humbjen e Lazios Hysaj luajti 90 minuta.

Continue Reading

Sport

Kombëtarja kuqezi me 26 lojtarë në Gjermani, vendoset për zgjerimin e listës e Europianit

Ndryshime të rëndësishme për Euro 2024. Sipas lajmit të publikuar nga Sky Sports Neës, lista e të ftuarve për kombëtaret që do marrin pjesë në premierën e Europianit zgjerohet nga 23 në 26 futbollistë.

Në këto kushte, me shumë mundësi, trajneri i Kombëtares, Sylnvinho do të ketë më shumë mundësi zgjedhje-je dhe më pak “dhimbje koke”. Kujtojmë se tekniku kuqezi, ishte një nga dy trajnerët (së bashku me Deschamps), që ishte kundër kësaj ide-je, pasi grupi sipas tij mund të menaxhohet më mirë me 23 lojtarë.

Sugjerimi për këtë ndryshim u bë fillimisht gjatë një takimi të trajnerëve t në Dusseldorf dy javë më parë, por në një takim të komitetit kombëtar të garave të UEFA-s të hënën, Sky Sports News mësoi se delegatët votuan në favor të ndryshimit të rregullave për Euro 2024, duke kaluar nga një limit prej 23 lojtarësh në 26.

Continue Reading

Sport

Interi kampion i Italisë për herë të 20-të në histori, mposht 1-2 Milanin dhe feston në derbi për herë të 6 radhazi

Interi është kampioni i Italisë për herë të 20-të në histori, me zikaltrit që tanimë mund të vendosin në gjoks yllin e dytë aq të dashur.

Për raundin e 33-të në Serie A, Interi fitoi 1-2 në derbin kundër Milanit në ‘San Siro’ dhe shijon më shumë suksesin duke mundur rivalët e qytetit për herë të 6 radhazi.

Dueli i së hënës nisi mirë për Interin që shënoi me Acerbin në minutën e 18-të. Goli i dytë u shënua në pjesën e dytë nga Thuram në të 49 minutë, teksa goli i Tomorit në të 80’ shërbeu sa për statistika, me Milanin që nuk mundi t’ua shtynte festën e titullit ’kushërinjve’ dhe rivalëve më të mëdhenj.

Shtatë minuta në këtë duel edhe për Kristjan Asllanin, që feston titullin në fushë dhe zbret nga froni Napolin. Pasi Rrahmani festoi sezonin e shkuar me Napolin, një tjetër shqiptar është kampion i Italisë. Në fund nuk mungoi edhe tensioni, me Theo dhe Dumfies që u përplasën mes tyre dhe dolën me karton të kuq. I kuq edhe për Calabrian që goditi Fratessin dhe Milani e mbylli me nëntë lojtarë.

Ky është titulli i parë kampion edhe për trajnerin Simone Inzaghi, me Interin që pesë ndeshje nga fundi i sezonit mbyll llogaritë dhe ngjitet në kuotën e 86 pikëve, 17 më shumë se Milani i vendit të dytë.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING