Connect with us

Kronike

‘Mesazhi i dashurisë’/ Vrau bashkëshorten e më pas veten, çfarë ndodhi mes çiftit

 Detaje të reja kanë dalë mbi ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku Luiza Mullalli u vra nga bashkëshorti i saj, me të cilin ishin në proces ndarjeje, Gjergji Mullalli. Bëhet me dije se ka qenë një mesazh që ka çuar në keqkuptimet mes çiftit, zbulon emisioni “Uniko” në Tv Klan.

Pjesë nga emisioni:

Luiza dhe Gjergji ishin martuar 25 vite me parë. Njëri me origjinë nga fshati Cangonj dhe tjetri nga fshati Shëngjergj ata u njohën me mblesëri nga familjet. Me një diferencë moshe prej 9 vitesh ata vendosin të martohen në vitin 1998 dhe vendosin të emigrojnë drejt Greqisë ku vendosen në Athinë.

Në shtetin fqinj ata jetuan dhe punuan sëbashku për 16 vite derisa vendosën të ktheheshin përfundimisht në Shqipëri në fshatin Zëmblak ku kishin ndërtuar dhe shtëpinë me kursimet e mbledhura nga emigracioni. Prindër të 2 vajzave dhe një djali përkatësisht 24, 23 dhe 21 vjeç Gjergji kishin një marrdhënie të mirë bashkëshortore dhe familjare. Pas kthimit në atdhe Gjergji punonte si usta në shtrimin e pllakave dhe me shërbime hidraulike ndërsa Luiza në një rrobaqepsi në qytetin e Korcës.

Mbrëmjen e së shtunës datë 29 korrik 2023 në rrethana të paqarta për momentin. Luiza gjendet e vrarë dhe e mbështjellë me një carcaf në gropën septike të banesës.  Me disa plagë në trup të shkaktuara nga armë zjarri kallashnikov ajo ishte hedhur dhe lënë aty derisa u gjet nga të afërm të saj. Por cila ishte arsyeja që u mbërrit deri në këtë pikë  ku një marrëdhënie e mirë bashkëshortore përfundoi në një akt makabër. Në emisionin Uniko do të ndiqni në mënyrë të detajar dhe me prova e dokumente se cili është kalvari i një vuajtje dhe dhune të përsëritur në të cilën Luiza Mullalli është përballur gjatë 5 viteve të fundit.

Deri në vitin 2018 gjithcka dukej se po shkonte mirë kur një natë siç provohet dhe nga vendimi i gjykatës për lëshimin e urdhërit të mbrojtjes , njëra prej vajzave gjatë muajit korrik kishte gjetur një mesazh dashurie në telefonin e të atit Gjergjit.  Ky mesazh që ishte dërguar  nga një zonjë që njihej nga të dy bashkëshortët që në vitin 2010 shërbeu si zanafillë e një konflikti të vazhdueshëm në 5 vite që përfundoj tragjikisht me 2 viktima.

Në vendimin e Gjykatës së Korcës të vitit 4 tetorit 2018 sqarohet se Luiza Mullalli në atë kohë 41 kishte kërkuar urdhër mbrojtje ndaj Gjergjit  pasi e kishte dhunuar, dëshmitare në këtë rast kishin qenë dy vajzat e tyre.

Vrau bashkëshorten e më pas veten/ DETAJI: "Mesazhi i

rrëfimi i Luiza Mullait në gjykatë

Në lidhje me periudhën pas lëshimit të urdhërit të  menjëhershëm të mbrotjjes ajo deklaroi se i padituri ka respektuar masat e caktuara dhe nuk e ka fyer dhe nuk e ka kërcënuar dhe nuk ka kryer asnjë veprim tjetër dhune. Mes tyre nuk ka patur më asnjë komunikim.

Rrëfimi i Gjergji Mullallit në gjykatë

Vrau bashkëshorten e më pas veten/ DETAJI: "Mesazhi i

Luiza kërkoi që në gjykatë të merreshin në pyetje dhe dy vajzat  të cilat gjatë dëshmisë konfrimuan pretendimet e Luizës duke deklaruar se shkaku i mosmarrveshjeve ka qene një mesazh i gjetur në telefonin e babait të tyre,kurse në datë 14 shtator 2018 babai ka kapur për fyti mamanë dhe e ka goditur për shkak se ajo e kishte hapur derën me një kacavidë.

Pas këtij rasti situata bashkëshortore mes tyre vijonte të ishte e tendosur dhe shpesh herë kishte akte të tjera dhune të cilat nuk ishin denoncuar nga Luiza pasi donte të ruante familjen. Situata bëhet e padurueshme dhe më 6 nëntor të vitit 2022, Luiza paraqitet  në dyer e organeve të drejtësisë për të kërkuar mbrojtje pasi ndihej e rrezikuar seriozisht për jetën nga bashkëshorti i saj Gjergji.

Vrau bashkëshorten e më pas veten/ DETAJI: "Mesazhi i

rrëfimi i Luiza Mullallit në gjykatë

Rrëfimi i Gjergji Mullallit në gjykatë

Vrau bashkëshorten e më pas veten/ DETAJI: "Mesazhi i

Pas kësaj situate dhune të përsëritur dhe pamundësie për vijimin e bashkëjetesës, me datën 23 shkurt 2023 Luiza Mullalli paraqiti në gjykatë kërkesën për zgjidhje të martesës.

Pas urdhërit të parë të mbrojtjes Gjergji theksoi konsumimin e alkoolit. Ndërsa pas urdhërit të mbrojtjes së vitit 2022 ai u zhvendos të jetonte tek shtëpia e prindërve pak  metra më larg ku dhe me ta sipas banorëve nuk kishte një sjellje të mirë me ta dhe i kishte lënë në një dhomë pasi iu thoshte se shtëpia ishte tij.

Banorët e fshati shprehen se Gjergji kishte dyshime se Luiza e tradhëtonte dyshime të cilat nuk arriti ti vërtetonte asnjëherë. Sipas  të njëjtave burime nga fshati 55 vjeçari ishte i mërzitur me Luizën pasi shprehej se ia kishte kthyer të 3 fëmijët kundër. Por pa kalur 3 muaj nga kërkesa për zgjidhje të martesës me datën 19 maj 2023 Luiza i drejtohet sërish gjykatës për akuzën ndaj bashkëkshorti për dhunë në familje.

Me datën 19 korrik kishin patur seancën e fundit të zhvilluar për zgjidhjen e martesës ndërsa seanca e rradhës ishte caktuar me datën 04 tetor 2023. Seancë e cila mesa duket ska më objekt dhe arsye për tu zhvilluar, pasi asnjëri prej tyre tashmë nuk jeton. Gjergji Mullalli pak orë pas vrasjes së bashkëshortes u vetëvra në një shtëpi e braktisur që ndodhej pranë furrës së bukës të fshatit Zëmblak.

A mund të ishte parandaluar kjo ngjarje e rendë kur dihej nga të gjitha institucionet se sa e rrezikuar ndihej Luiza për jetën është pyetja që duhet të ketë një përgjigje përpara se sa policët që kapën të vetëvrarë Gjergj Mullallin të shpërblehen për aktin heroik ?!

Kronike

Tragjike/ 18 vjeçari shqiptar bie nga 10m lartësi, në gjendje të rëndë shëndetësore

Një punëtor me origjinë shqiptare, vetëm 18-vjeç, ka mbetur i plagosur rëndë pasi ka rënë nga një lartësi prej rreth 10 metrash. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:00 në Via Senato, në qendër të Milanos.

I riu ishte duke punuar në një kantier ndërtimi brenda një pallati në rinovim, kur për arsye ende nën hetim ka rënë në një boshllëk.

Zjarrfikësja e Milanos ndërhyri në vendngjarje për sigurimin e të riut dhe nxjerrjen e tij në sipërfaqe, nëpërmjet një manovre komplekse dhe të detajuar.

I riu shqiptar është transportuar në spitalin e Niguardës me kod të kuq, gjendja e tij është e rëndë.

Continue Reading

Kronike

“Benzi” përplas këmbësorin në Fier, 71-vjeçari në gjendje të rëndë shëndetsore

Një aksident është regjistruar rreth orës 16:40, në rrugën “Jani Bakalli” në Fier. Mësohet se një 35-vjeçar me inicialet K. C., duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka përplasur këmbësorin, një 71-vjeçar me inicialet D. T.

Po ashtu bëhet me dije se 71-vjeçari ndodhet në spital, në sallë të operacionit, në gjendje të rëndë shëndetsore. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

 

Njoftimi:

 

Fier/Informacion paraprak

Rreth orës 16:40, në rrugën “Jani Bakalli”, Fier, shtetasi K. C., 35 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka përplasur këmbësorin, shtetasin D. T., 71 vjeç.

Shtetasi D. T., ndodhet në spital, në sallë të operacionit, në gjendje të rëndë shëndetsore. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Continue Reading

Kronike

Çela kërcënoi me armë punonjësit e ndihmës sociale, arrestohen bashkëpunëtorët

Dy persona janë arrestuar ditën e sotme në fshatin Buzaishtë, pranë Pogradecit, pasi dyshohet se ndihmuar Spartak Çelën të arratisej pas konfliktit me punonjësit e ndihmës sociale.

Kujtojmë se ditën e djeshme 39 vjeçari Çela, pasi u konfliktua me shtetasin V. I., 54 vjeç, banues në Tiranë, në kërcënimin e një arme zjarri pistoletë, ka tentuar t’i marrë atij, dy celularë dhe një orë dore.

Në pranga u vunë A. H., 40 vjeç dhe B. H., 38 vjeç.

Ndërkohë, vijon puna për kapjen e Spartak Çelës.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec arrestuan në flagrancë shtetasit A. H., 40 vjeç dhe B. H., 38 vjeç, banues në fshatin Buzaishtë.

Nga veprimet hetimore të kryera për ngjarjen e ndodhur mesditën e djeshme, në fshatin Buzaishtë, dyshohet se këta dy shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë larguar me automjet nga vendi i ngjarjes, autorin e dyshuar, shtetasin S. Ç., 39 vjeç, banues në Pogradec.

39 vjeçari pasi u konfliktua me shtetasin V. I., 54 vjeç, banues në Tiranë, në kërcënimin e një arme zjarri pistoletë, ka tentuar t’i marrë atij, dy celularë dhe një orë dore.”- njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë.

Continue Reading

Kronike

Me kok*ainë me vete, arrestohet 26-vjeçari në Shëngjin, momenti kur prangoset

SHËNGJIN– Një 26-vjeçar është arrestuar në Shëngjin, pasi është kapur me kokainë me vete. 26-vjeçari Emiljano Bibi dyshohet se do ta shiste drogën në zona të ndryshme të Shëngjini.

Në pamje të ndara nga policia, shihej edhe momenti kur 26-vjeçari është shtrirë në tokë nga efektivët të cilët i vënë dhe prangat. Në xhep dallohet edhe kokaina e mbështjellë me qese.
“Në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional antidrogë “Tempulli 2”, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve i DVP Lezhë finalizoi operacionin e koduar “Zona”.

Në kuadër të operacionit u kap dhe u vu në pranga shtetasi E. B., 26 vjeç, banues në Durrës.

Gjatë kontrollit fizik, shtetasit Emiljano Bibi, iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një qese me rreth 162 gramë lëndë narkotike kokainë, e cila dyshohet se ishte siguruar me qëllim ndarjen dhe shitjen në doza në Shëngjin”, njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Lezhë.

Continue Reading

Kronike

Vodhi makinën të moshuarit dhe e përdori për manovra të rrezikshme, arrestohet 37-vjeçari

Një 37-vjeçar i shpallur në kërkim është vënë në pranga pasi i vodhi makinën një të moshuari.

Patrulla e Përgjithshme e Komisariatit të Policisë Shkodër, sapo është njoftuar se shtetasit I. D., 70 vjeç, i kishin vjedhur automjetin tip “Ford”, në lagjen “10 Korriku”, ka organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

Si rezultat, u vu në pranga shtetasi R. Sh., 37 vjeç. Ai u kap në flagrancë teksa kryente manovra të rrezikshme, me automjetin e vjedhur. Nga verifikimet e mëtejshme rezultoi se 37-vjeçari ishte shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Durrës, për veprën penale “Vjedhja”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Shkodër.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING