Connect with us

Politike

Meta: Duam ndryshimin më 14 maj me çdo çmim

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka dalë në një konferencë për mediat. Meta foli për situatën e krijuar në qytetin e Shkodrës nga moti i keq. Por, për kreun e partisë së Lirisë kjo situatë përmbytjesh nuk ka ardhur nga moti i keq, por fajin ja lë qeverisë.

Keqardhje për përmbytjet e ndodhura në Shkodër, jo si rezultat i fatkeqësie natyrore, por si rezultat i qeverisjes më të korruptuar deri në palcë e cila brenda tre muajsh, tre herë e përmbyt Shkodrën për shkak të korrupsionit të saj dhe nuk i dëmshpërblen banorët për pronat, shtëpisë, tokën që i është dëmtuar për faj të qeverisë. 1400 ha janë përmbytur, është vetëm rezultat i administrimit mafioz të sistemit energjetik të vendit tonë. KESH dështoi në Fierzë dhe shkarkon prurjet dhe përmbyt shtëpitë. Fondet e dhëna për kullimin janë skandaloze dhe nuk mund të përballojnë situata të tilla. Hapja pa kontrolluar e portave të kaskadave të Drinit është e papërballueshme për kanalizimin”, tha Meta.

Ilir Meta është i qartë në qëndrimin për zgjedhjet e 14 majit.

“Do ta shikojnë te kutitë e votimet nëse dikush vendos të vërë dorë.  Më 25 prill diheshin marrëveshjet dhe pazaret dhe kutitë ishin mbyllur. Ishte marrëveshje e përbashkët e të dyve për rezultatin që duhet të dilte. Ne do të luftojmë deri në fund për fitoren e opozitës, për një proces të ndershëm dhe të rregullt. I vetmi i interesuar për prishjen e procesit që po punon për prishjen e tij është Edi Rama dhe marionetat e tij. Ne jemi shumë të qartë në rrugën tonë, ndryshim me çdo çmim. Çmimin le ta caktojë vetë ai që dëshiron të vërë dorë mbi procesin zgjedhor për herë të tretë apo të katërt”:, tha Meta.

Audio-përgjimi për 21 janarin, Meta: Shashkë e nivelit ordiner për të shmangur vëmendjen! Drejtësia tregoi se i hap dhe mbyll çështjet me urdhër të Ramës

1674558230_Screenshot6.jpg

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka komentuar ditën e sotme audio përgjimin për të cilin pretendohet se është komunikimi i gardistëve ditën që ndodhi ngjarja e 21 janarit. Meta tha se kjo është një histori e sajuar me qëllim që të shmanget vëmendja nga skandalet e qeverisë. Ndërkohë, Meta u ndal edhe në kallëzimin që PS ka bërë kundrejt ish-kryeministrit Sali Berisha, ish-ministrit të Brendshëm, Lulzim Basha dhe ish-kreun i gardës Ndrea Prendi. Meta tha se drejtësia tregoi se hap e mbyll çështje me urdhër të Edi Ramës.

“Kjo është një shashkë e nivelit më ordiner për të shmangur vëmendjen nga afera inceneratorëve dhe skandale të tjera. Këto janë histori që nuk i fshehin dot skandalet e Ramës. Tregojnë ca niveli është drejtësia, që hap e mbyll çështje me urdhër të Edi Ramës. Mashtrimet e Edi Ramës nuk i sheh drejtësia  e pavarur, ata të hetojnë edhe para 12 vjetësh edhe para 3 mijë vjetësh, por shqiptarët nuk janë budallenj e shohin sesi po vidhen nga Rama dhe mezi po presin 14 majin për ta ndëshkuar këtë regjim”, tha Meta.

Meta: Rama i përdor zyrtarët amerikanë për luftën e brendshme politike, ka raport aferash dhe korrupsioni më SHBA

1674558216_Screenshot7.jpg

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i pyetur në lidhje me një takim të mëparshëm të Ramës me një ish zyrtar të FBI që është arrestuar, tha se Rama gjithmonë ka shfrytëzuar amerikanët për aferat e tij.

“Rama ka raportin më të pasinqertë me SHBA-të. Asnjëherë nuk ka qenë raport vlerash, por raport aferash, raport korrupsioni dhe instrumentalizimi i këtyre marrëdhënieve për helmimin e miqësisë. Ka përdorur zyrtarët amerikanë për qëllimet e luftës së brendshme politike.  Nuk jam aspak i habitur. Skandale të tjera do të dalin. Ju kam thënë për ekzistencën e një mafie ndërkombëtare. Ja ku po dalin. Ju kam thënë se la [perëndimi ‘Kim filb-a’ të tjerë edhe sot. I gjithë sistemi i Edi Ramës është një sistem që kullon korrupsion, nga themelet te koka e kudo. Na ktheu në vendin e dytë në botë për ryshfet. Edhe kur nuk do një punonjës administrate të marrë korrupsion është i detyruar se ia kërkon shefi. Pra është një sistem kapilar”, ka thënë Meta.

Meta: Droni i së vërtetës zbuloi se në Tiranë nuk ka incenerim, por vetëm groposje të mbetjeve! Kryeqyteti paguan dyfishin e Shkodrës

1674557660_Screenshot4.jpg

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, teksa falënderoi gruan e tij Monika Kryemadhi për denoncimin tha edhe një herë se në Tiranë nuk bëhet incenerim por vetëm grumbullim mbetjesh,

“Në inceneratoriin e Tiranës bëhet vetëm një groposje primitive e mbeturinave. Prokvohet e kundërta e deklaratave mashtruese. Kryeministri tha se procesi në inceneratorin e Tiranës është ekselent por në fakt ka gënjyer. ‘Droni i së vërtetës’ zbuloi se Tirana nuk ka incenerator por është thjesht një vend grumbullim mbetjesh njëlloj si landfilli i Shkodrës.  1600 lekë të reja për ton në Shkodër, ndërklohë që Bashkia e Tiranës paguan 29 euro për ton, duke na e shitur si proces incenerimi por bëhet vetëm groposja. Pa incenerim”, tha Meta.

Advertisement