Politike
Meta me sipërmarrësit e vegjël: Premtojmë grante deri 20 mijë euro
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është takuar me sipërmarrësit e vegjël të cilëve u ka premtuar dhënie grantesh deri në 20 mijë euro për të rinjtë që krijojnë biznes apo start-up.
Meta thotë se është e rëndësishme që të mbështeten të rinjtë në mënyrë që të mos largohen nga Shqipëria dhe të frenohet shpopullimi.
“Kënaqësi të takohesha sot me të rinj dhe të reja, sipërmarrës në biznese të ndryshme në Tiranë.
Partia e Lirisë propozon dhënien e granteve deri në 20.000 euro për çdo të ri dhe të re deri në 25 vjeç, që krijon një biznes social apo start-up.
Mbështetja e të rinjve për hapjen e biznesve sociale, inkurajimi më i madh që ata ta ndërtojnë të ardhmen e tyre në Shqipëri dhe që shpopullimi të frenohet”, tha Meta.