Politike
Meta në GJKKO: Kërkoj ekspertizë individuale dhe si familjar për periudhën që kam qenë bashkëshort
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka kërkuar gjatë seancës kryerjen e një ekspertizë të re financiare për shpenzimet e tij. Meta ka deklaruar se ai nuk ka cenuar kurrë intersin kombëtar.
“Sa për dëshmitarët, deri javën tjetër do të rakordohem me avokatin për t’i ndarë sipas episodeve.
Gabimet e bëra në llogaritjen e pasurive nuk është rastësi.
Ekspertiza financiare ime nuk është rastësi.
Fakti që unë kam bërë kallëzim për rrëmbimin tim dhe ende sot nuk jam pyetur, kjo nuk është rastësi.
Kërkoj që metodologjia që është përdorur për prokurorët, të bëhet edhe për mua.
Unë kam qenë deputet, në rrogat më të larta të shtetit që 22 vjeç.
Unë kam qenë ministër i jashtëm. Kam qene të paktën 300 ditë jashtë shtetit, kam marrë shumë dieta. Mora një përgjigje: Nuk janë llogaritur dietat, se dietat i merr për t’i shpenzuar.
Është absurde t’i thuash një ministri të jashtëm, që e presin me shoqërues, me dreka darka zyrtare, që i ke shpenzuar.
Është absurde kur ti del jashtë vendit si president, ku sapo zbret, të pret “Secret Servise” dhe gjithcka tjetër është e paguar, të pretendosh se duhet të shkosh në dyqan t’i shpenzosh.
Kërkoj një ekspertizë të pavarur, duke perdorur metodologjinë e përdour për prokurët e gjyqtarët nga vettingu.
Jam Ilir Meta. Emri im është fuqia ime.
Nuk kam cenuar kurrë intetes kombëtar, publik, apo personal të dikujt.
Unë kam njohur vetëm rrogën e shtetit. Edhe rrogën e kam depozituar në shtëpi.
Kërkoj ekspertizë individuale dhe si familjar për periudhën që kam qenë bashkëshort. Të shihet cdo e ardhur e ligjshme qe kam pasur, e që rezulton në dokumentet e shtetit”, deklaroi Meta.