Connect with us

Politike

Meta përplaset me Kryemadhin: I di vetë ajo veprimet e saj/ Monika: Vjen këtu me thashethemet e Dumanit

Gjyqi për çështjen CEZ-DIA është shoqëruar me përplasje mes Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit në sallën e GJKKO-së.

Gjatë deklarimeve të tij, ish-presidenti mohoi çdo ndërhyrje politike apo ndikim në çështjen për të cilën akuzohet, duke thënë se veprimet e ish-bashkëshortes së tij i di vetë ajo.

Meta hodhi poshtë pretendimet për mesazhe apo komunikime me persona të përmendur në dosje, duke i cilësuar akuzat si shpifje dhe një histori të sajuar. Seanca po ndiqet nga gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha.

Meta: Nuk ekziston asnjëlloj ndikimi për Adrian Shatkun. As për askënd tjetër. Asnjë SMS për Monika Kryemadhin, Piro Xhixhon. Edhe një interes që mund të ishte i ligjshëm. As me Theodhori Çamin, që e ka mbiemrin Çami, po ka therur çamë. Kjo është histori UDB-je, edhe Adrian Shatku duhet të kishte ardhur këtu sapo dëgjoi emrin, se ka ngrënë bukë në shtëpinë time. Adrian Shatku u largua në 1989, e mori UDB-ja, pastaj iku në Amerikë. Kjo është histori UDB-je dhe agjenturash greke. Nuk kam asnjë dijeni për veprimet e Monika Kryemadhit, i di vetë ajo. Ato historitë e mesazheve i di zonja Kryemadhi.”

Në këtë moment, Monika Kryemadhi i përgjigjet: Boll se nuk është ashtu. Me llafet që të sjell Altin Dumani, thashetheme flet këtu. Mos u merr me llafe grash. Akoma merresh me thashethemet e Tedi Blushit?

Pasi gjykata i tërheq vëmendje, Kryemadhi thotë: Kam 4 vjet që e dëgjoj dhe e duroj. Edhe babai im të çohet nga varri, nuk e duroj dot më. Do të t’i lexoj dhe unë mesazhet ty, të marrësh vesh. Me llafet e këtij rrogëtari merresh ti?

Duke iu referuar deputetit të Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, që ndodhet në sallë.

Gjykata: Do ju nxjerr nga salla e gjyqit. Paralajmërojmë të pandehurën Monika Kryemadhi, nëse e përsërisni, do largoheni nga seanca dhe do gjobiteni.

Avokati për çështjet e tjera, për lobimin:

  1. Mungesa absolute e elementit subjektiv. Nuk provohet se z. Meta ka marrë përfitim mbrapsht nga kontrata mes GSIS dhe LSI.
  2. Pagesat e Adrian Shatkut nuk janë autorizuar nga Ilir Meta.
  3. Subjekti i posaçëm, lidhja shkakësore, dashja specifike dhe vetëdija ndaj veprës penale për korrupsionin nuk provohen.
  4. Pastrimi i produkteve të veprës penale do të duhej të ishte provuar korrupsioni, për të pasur elementë të pastrimit. SPAK thotë se provat i ka përmes deduksionit. LSI nuk ka marrë asnjë faturë nga GSIS.

Avokati Cakrani :Të thirren dëshmitarë:

* Petrit Vasili

* Luan Rama

* Elena Gaçe

* Mirela Meko

* Vangjel Tavo

* Endrit Braimllari

* Denis Bruke (GSIS)

* David (GSIS)

* Eriol Braimllari

* Adrian Shatku

Gjithashtu të thirret:

* Ekspert kontabël.

* Ekspert ligjor amerikan për kontratat e GSIS në SHBA, për të verifikuar nëse kompania ka paraqitur kontrata të mëparshme në SHBA.

Dyshimi ynë është që mund të jenë falsifikuar dokumentacionet mes Adrian Shatkut dhe GSIS.

Advertisement