Connect with us

Kosova

Metamorfoza e Albin Kurtit dhe preferenca e humbur për Joe Biden

Me një video-mesazh të gjatë në muajin tetor të vitit 2020, tetëmbëdhjetë ditë para zgjedhjeve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës Albin Kurti, asokohe i sapo shkarkuar nga pozita e kryeministrit, i kishte bërë thirrje diasporës shqiptare në Amerikë të votontr kandidatin, që sipas tij, meritonte të ishte presidenti i 46-të i SHBA-ve nga Partia Demokratike, meqë kështu do t’i binte më mirë edhe Kosovës.

3 vjet e gjysmë më vonë, Kurti tani në postin e kryeministrit për të dytën herë me radhë pohoi se relacionet e Kosovës me SHBA-të nuk bazohen mbi atë a janë në pushtet Republikanët apo Demokratët.

“Unë besoj se për qeverisjen e mirë në Kosovë dhe për të ardhmen e shtetit tonë duhet të shohim dallimet midis partive tona dhe jo partive në Amerikë”- deklaroi ai, ndonëse në vitin 2020 kishte një qëndrim krejt ndryshe Kurti, në vitin 2020, vlerësonte se me ardhjen në pushtet të Joe Biden, pozicioni i Kosovën në raport me Serbinë do të forcohej, kjo pasi që sipas tij, Biden ishte një mik i vërtet dhe një aleat i dëshmuar i shqiptarëve.

Do të ngjallte shpresë të re në kërkimin tonë për njohje të ndërsjellët me Serbinë, përmes një procesi paqësor që është i ndershëm, transparent i ndjeshëm ndaj historisë dhe i paanshëm. Një Shtëpi e Bardhë e Biden-it do të sjellë kthimin e udhëheqjes amerikane, e cila është shumë e nevojshme, në botën e rrezikshme me të cilën përballemi sot”- deklaronte Kurti në një video-mesazh dedikuar shqiptarëve që jetojnë në ShBA-të.

Pozicioni i Kosovës jo që nuk u konsolidua – jo për fajin e SHBA-ve – por ai pësoi një erozion drastik pasi nga njohja de jure Kurti u pajtua me Serbinë për një njohje de facto. Nga njohja reciproke në qendër Kosova përfundoi në Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe në qendër me pranimin e Marrëveshjes Bazë, ky i cili sipas ministres së Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, është i ngjashëm me Republikën Serbe në Bosnje dhe Hercegovinë.

“Ai draft që na kanë paraqitur këta partnerët tanë ka kuptim vetëm nëse Serbia e njeh de facto Kosovën, përndryshe është një kalë troje, njësoj si Republika Serbe në Bosnje dhe Hercegovinë”, pohoi Donika Gërvalla.

Advertisement