NTV
No Result
View All Result
28/01/2021 , 12:55
  • Kreu
  • Live TV
  • Politike
  • Shendeti
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sociale
  • Pinknews
  • Sport
  • Kreu
  • Live TV
  • Politike
  • Shendeti
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sociale
  • Pinknews
  • Sport
28/01/2021 , 12:55
NTV
No Result
View All Result
Home Sport

Miku i ngushtë i Maradonës, hedh akuzat e rënda: Si e lanë të vdiste, ju nuk e njihni…

by Kasaj
28/11/2020 , 11:46
0 0
Miku i ngushtë i Maradonës, hedh akuzat e rënda: Si e lanë të vdiste, ju nuk e njihni…
11
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

E gjithë bota lotoi për dhimbjen e madhe që la pas legjenda e futbollit. Së fundmi ka ardhur edhe dëshmia e mikut të ngushtë të Maradonës.

Shkencëtarët paralajmërojnë dhe lëshojnë alarmin: E pakthyeshme ajo që po ndodh
Menaxheri dhe miku i legjendës argjentinase, Stefano Ceci, lëshoi akuzën e rëndë të radhës. Ai gjatë një interviste u shpreh se Diego u la të vdiste.MARADONA

NJË NJERI I VETMUAR – Gjatë një interviste për radion “Kiss Kiss Napoli”, Ceci tregon i prekur: “Sot drejtohet gishti në atë që mund të ishte bërë, por është një koncept që duhet shtrirë gjatë gjithë jetës së tij. Diego ka qenë gjithnjë vetëm. Kanë menduar vetëm për Maradonën. Diego ishte i lodhur, u la të vdiste. Nuk donte të jetonte më.

Diego reshti së qenuri Diego kur mbushi 15 vjeç: që kur u bë Maradona, mbeti vetëm. Kam kaluar 20 vite përkrah Diegos. E kam njohur Maradonën personalisht, kampionin, mitin e vështirë për t’u menaxhuar. Diego ishte një njeri i brishtë dhe modest. Diego njeri ishte e kundërta e Diegos futbollist. Unë mund ta shijoj, kështu që do të mbaj brenda shumë e shumë kujtime. Pak njerëz kanë mundur ta shijojnë me të vërtetë Diegon”, tha Ceci.

SHEMBJA – “Gjatë muajve të fundit, Diego ishte me të vërtetë i lodhur. Shikoja që diçka nuk shkonte më si më parë. Deri dy vite më parë, në Dubai luante futboll dhe padel një herë në javë me njerëz 15-20 vite më të rinj se ai. Ishte aktiv fizikisht. Pa që po humbiste edhe dashurinë për Roçion (ish-të dashurën).

Edhe për këtë pastaj e la veten të shkonte fizikisht dhe psikologjikisht. Kaosi familjar që e rrethonte, nuk e lejoi kurrë që të kishte një paqe të plotë. Edhe i vdekur tani do të vazhdojnë që ta trazojnë. Të paktën tani Diego është me njerëzit që donte më shumë: mamanë dhe babain. Tani Diego është në paqe”.

AVOKATI – Ditën e varrimit, avokati dhe miku i Maradonës, Matias Morla, lëshoi akuza për vonesën e ndihmës së parë dhe tha se do ta ndjekë ligjërisht këtë. “Ambulanca u vonua më shumë se gjysmë ore për të ardhur, çka ishte një idiotësi kriminale.

Sa i përket raportit të Prokurorisë së San Isidros, është e pashpjegueshme që për 12 orë, miku im nuk ka pasur kujdes apo kontroll nga pjesa e personelit shëndetësor, dedikuar për këto qëllime. Ky fakt nuk duhet të neglizhohet dhe do të kërkoj që pasojat të hetohen deri në fund. Siç më ka thënë Diego: ‘Je ushtari im, vepro pa mëshirë’”.

 

Related Posts

Shqiptari i Çelsit Armando Broja rrëfen lidhjen e ngushtë me Lampard
Sport

Shqiptari i Çelsit Armando Broja rrëfen lidhjen e ngushtë me Lampard

27/01/2021 , 11:54
Gjermani/ Dy boksierë shqiptarë nominohen për çmimin e rëndësishëm
Sport

Gjermani/ Dy boksierë shqiptarë nominohen për çmimin e rëndësishëm

27/01/2021 , 11:01
Formacionet/ Sot Inter-Milan, një derbi për çerekfinalen e Kupës së Italisë
Sport

Formacionet/ Sot Inter-Milan, një derbi për çerekfinalen e Kupës së Italisë

26/01/2021 , 15:52

Recent Posts

  • U vra nga babai – Reagon Stresi i pikëlluar për humbjen e mikut të tij: Ky është kiameti
  • Berat/ Drejtonte pa leje drejtimi motorrin e vjedhur, arrestohet 40-vjeçari
  • Balluku: Situata e krijuar imponon zgjatjen e afatit të vlefshmërisë së certifikatës së kontrollit teknik
  • Itali/ Konsullata në Milano: Gati dokumentat deri më 8 janar 2021
  • Makina përplasi motoçiklistin në lagjen “Uji i Ftohtë”, arrestohet shoferi 66-vjeçar

Kategorite

  • Aktualitet (1,358)
  • Bota (1,483)
  • Ekonomi (213)
  • Foto lajm (11)
  • Horoskopi (98)
  • Kembimi valutor (20)
  • Kosove (214)
  • Kronike (398)
  • Kulture (51)
  • LAJMI I FUNDIT (66)
  • Lifestyle (500)
  • MEMORIE (23)
  • Moti (98)
  • OPINION (37)
  • Pinknews (773)
  • Politike (446)
  • Rajon (136)
  • REAGIM (86)
  • Shendeti (343)
  • Shkrime (11)
  • Shtypi Dites (28)
  • Sociale (67)
  • Sport (309)
  • Videonews (317)

Moti ne disa qytete

booked.net

Kembimi valutor

Exchange Rates

Statistikat e Covid-19

  • Kreu
  • Live TV
  • Politike
  • Shendeti
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sociale
  • Pinknews
  • Sport

© 2020 NTV

  • Kreu
  • Live TV
  • Politike
  • Shendeti
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sociale
  • Pinknews
  • Sport

Welcome Back!

OR

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

OR

Fill the forms below to register

*By registering into our website, you agree to the Terms & Conditions and Privacy Policy.
All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

Ky website perdor cookies. Duke vazhduar ju pranoni perdorimin e tyre!