Connect with us

Aktualitet

Ministria e Mbrojtjes: Situatë kaotike në disa qarqe, disa fshatra pa energji elektrike në Dibër, Kukës e Korçë

Reshjet e shiut që kanë përfshirë vendin që nga orët e para të mëngjesit kanë shkaktuar problematika në disa zona, ku strukturat e emergjencave civile, nën koordinimin e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, janë angazhuar për të asistuar banorët.

Evakuime dhe ndërhyrje:

-Në fshatin Dukagjin i Ri, njësia administrative Thumanë, një familje prej 5 anëtarësh u evakuua nga Forcat e Armatosura për shkak të përmbytjes së banesës.
-Në njësinë administrative Zejmen, për shkak të vërshimit të përrenjve Prulli dhe Pllanë, u përfshinë 4 banesa. Banorët janë akomoduar përkohësisht nga strukturat vendore.

Situata sipas qarqeve:

Durrës: Në njësitë Sukth, Katund i Ri dhe Ishëm vijojnë punimet për eliminimin e pasojave të reshjeve. Nivelet e lumenjve Erzen dhe Ishëm janë brenda kuotave normale. Hidrovorët e Porto Romanos dhe Hamallaj punojnë me kapacitet të plotë.

Dibër: Situata është e qetë, përveç mungesës së energjisë në Kala e Dodës, Sllovë, Zall Dardhë, Reç, Lurë dhe pjesërisht në Arras dhe Fushë Çidhën. Ekipet e OSHEE po punojnë për riparimin e defekteve.

Lezhë (Bashkia Kurbin): Vijon normalizimi i situatës në Mamurras dhe fshatrat Gjorëm, Zhejë dhe Fushë Mamurras. Rruga në fshatin Shpërdhe është dëmtuar nga lumi Droje, ndërsa segmenti Skuraj–Gallatë–Vinjollë mbetet i bllokuar për shkak të dëmtimit të urës mbi lumin Vinjollë. Nivelet e lumenjve Drin dhe Mat janë normale.

Kukës: Ka rënie inertesh në disa akse rrugore. Segmenti Vranisht–Fajza në njësinë Fajza, bashkia Has, është dëmtuar nga reshjet. Kompanitë kontraktore po punojnë për pastrimin.

Shkodër: Në Bashkinë Shkodër, po pastrohen inertet në segmentin Gimaj–Bregu i Lumit (njësia Shalë). Segmenti Ndërlysë–Breg Lumi mbetet i bllokuar, por po punohet për hapjen e tij.

Elbasan: Nuk ka problematika të mëdha, përveç rënies së inerteve në segmentet Elbasan–Librazhd dhe Elbasan–Rrogozhinë, të cilat po pastrohen nga operatorët e mirëmbajtjes.
Situata energjetike:

Ekipet e OSHEE po punojnë për rikthimin e energjisë në disa fshatra të njësisë Rubik (Mirditë), Torocish, Kukës, Berishë dhe Lekbibaj (Tropojë), njësitë Kurvelesh, Zagori, Luftinjë dhe Dropull i Poshtëm (Gjirokastër) dhe disa njësi administrative të Qarkut Korçë. Në qarqet e tjera nuk ka problematika energjetike.

Njoftimi:

NJOFTIM MBI SITUATËN E KRIJUAR NGA MOTI I KEQ

Reshjet e shiut që kanë përfshirë vendin prej orëve të para të ditës së sotme kanë krijuar problematika në disa zona, ku strukturat e emergjencave civile, nën koordinimin e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, janë angazhuar për të ndihmuar qytetarët.
EVAKUIME
Për shkak të pranisë së ujit në banesa, është kryer evakuimi i një familje prej 5 anëtarësh nga ekipet e Forcave të Armatosura në fshatin Dukagjin i Ri, njësia administrative Thumanë.
Në njësinë administrative Zejmen, si pasojë e vërshimit të përrenjve të Prullit dhe Pllanës, ka prani uji në 4 banesa. Banorët janë akomoduar përkohësisht nga strukturat vendore.
Forcat e emergjencave kanë kryer tërheqjen e ujit dhe pastrimin fillestar të ambienteve të prekura.
________________________________________
SITUATA SIPAS QARQEVE
Qarku Durrës
Bashkia Durrës:
Vijon puna në terren për eliminimin e pasojave të reshjeve në njësitë Sukth, Katund i Ri dhe Ishëm.
Niveli i ujit në lumenjtë Erzen dhe Ishëm është brenda kuotave normale.
Hidrovorët e Porto Romanos dhe Hamallaj vijojnë punën me kapacitet të plotë.
________________________________________
Qarku Dibër
Situata paraqitet e qetë, përveç mungesës së energjisë elektrike në njësitë Kala e Dodës, Sllovë, Zall Dardhë, Reç, Lurë dhe pjesërisht në Arras e Fushë Çidhën.
Grupet e OSHEE po punojnë për riparimin e defekteve.
________________________________________
Qarku Lezhë
Bashkia Kurbin:
Vijon puna për normalizimin e situatës në Mamurras dhe fshatrat Gjorëm, Zhejë dhe Fushë Mamurras.
Në fshatin Shpërdhe, rruga është dëmtuar nga ujërat e lumit Droje.
Puna vijon edhe në segmentin Skuraj–Gallatë–Vinjollë, i cili mbetet i bllokuar për shkak të dëmtimit të urës mbi lumin Vinjollë.
Nivelet e ujit në lumenjtë Drin dhe Mat janë brenda kuotave.
________________________________________
Qarku Kukës
Ka rënie inertesh në disa akse rrugore, dhe kompanitë kontraktore po punojnë për pastrimin e tyre.
Segmenti Vranisht–Fajza (njësia Fajza, bashkia Has) është dëmtuar si pasojë e reshjeve.
________________________________________
Qarku Shkodër
Bashkia Shkodër:
Vijon pastrimi i inerteve në segmentin Gimaj–Bregu i Lumit (njësia Shalë) nga trupat e FA dhe punonjësit bashkiakë.
Segmenti Ndërlysë–Breg Lumi mbetet i bllokuar; po punohet për hapjen e tij.
________________________________________
Qarku Elbasan
Nuk ka raportime për problematika, përveç rënies së inerteve në segmentet Elbasan–Librazhd dhe Elbasan–Rrogozhinë, të cilat po pastrohen nga operatorët e mirëmbajtjes.
________________________________________
SITUATA ENERGJETIKE
Ekipet e OSHEE po punojnë për rikthimin e energjisë në:
• disa fshatra të njësisë administrative Rubik (Mirditë),
• fshatrat Torocish, Kukës, Berishë dhe Lekbibaj të Tropojës,
• njësitë Kurvelesh, Zagori, Luftinjë dhe Dropull i Poshtëm (Qarku Gjirokastër),
• disa njësi administrative të Qarkut Korçë.
________________________________________
Në qarqet e tjera të vendit nuk raportohen problematika.
Ministria e Mbrojtjes dhe Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile vijojnë monitorimin dhe janë në kontakt të vazhdueshëm me strukturat e mbrojtjes civile dhe ekipet e emergjencave për marrjen e masave në rast përkeqësimi të kushteve atmosferike./ 

Advertisement