Connect with us

Aktualitet

Minxhozi: Kurti dhe Vuçiç po luajnë shah

Analisti Skënder Minxhozi tha se ishte presioni i unifikuar ndërkombëtar ndaj presidentit serb, Aleksandër Vuçiç që çoi në lirimin e tre policëve të rrëmbyer nga forcat serbe.

Në një intervistë  analisti tha se Serbia tentoi të bënte propagandë për të dalë si palë pozitive.

“Serbët vazhdojnë në pozicionin e tyre shterpë dhe të pambështetur nga askush se policët janë kapur në territorin e tyre por që po bëjnë një koncesion për hir të të qenit konstruktiv dhe për t’i dhënë një shans të ardhmes së dialogut me Kosovën.

Pra lihet propagandë e hapur prej tyre dhe zbulon edhe qëllimin e tyre paraprak, pengmarrjen e tre policëve të Kosovës për të ndërtuar një histori në fund të së cilës ata do të dilnin si pala pozitive që bën edhe koncensione ndërkohë që Albin Kurti nuk lëshon asnnë centimetër.

Ishte një histori e stisur që për fat të mirë pati këtë lloj ‘happy ending’, dhe që tre prindër dhe qytetarë mundën të kthehen pranë familjeve të tyre. E dyta, se çfarë do të ndodhë në planin diplomatik dhe sfidës mes dy shteteve, mesa duket do të duhet presion sepse të dyja palët kanë vendosur që të kenë një politikë koncesionesh milimetrike ndaj njëra-tjetrës dhe të lëshojnë sa më pak të jetë e mundur dhe në mënyrë sa më të vështirë.

Në mënyrë që të marrin sa më shumë nga kundërshtari por edhe nga pala e tretë që i vështron, që është bashkësia ndërkombëtare. Pra po luhet një lojë shahu ku përpiqen ta markojnë njëri-tjetrin në distancë pa dhënë asnjë ushtar dhe pa dhënë asgjë në fushën e lojës.”, tha Minxhozi. Sipas tij, askush nuk e besonte më fabulën e krijuar nga Serbia se tre policët ishin arrestuar në territorin e saj dhe se nën presionin ndërkombëtar, rregulloi gafën që bëri.

“Presioni i rritur ndërkombëtar mbi palën serbe dhe posaçërisht mbi Vuçiç. Qëndrimi ishte ekuivalent, ndërkombëtarët i bënin thirrje edhe Vuçiçit edhe Kurtit që të lëshonin. Me kalimin e orëve, u realizua ideja që duhet të ketë një lëshim të pakushtëzuar të tre policëve në mënyrë që të rifillojë dialogu. Ky qëndrim monolit nga Evropa në Amerikë, përfshirë edhe fqinjët kryesore të rajonit, përfshirë edhe Shqipëria, kanë bërë që të krijohet një mur diplomatik që e kanë detyruar Vuçiç që t’i japë fund këtij absurdi.

Vuçiç ka rregulluar nën presion një gafë që ai ka bërë në fillim që siç thashë është mundur ta shfrytëzojë një propagandë të nivelit të ulët, sepse i madh dhe i vogël e kuptuan fabulën, që ata policë se vinin në rrezik sovranitetin territorial të Serbisë por ishte një lojë për të luajtur me pengmarrjen e tyre.”, shtoi Minxhozi.

Advertisement