Connect with us

Politike

Miratohet/ 94 VOTA për të gjetur spiunët

Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar me 94 vota ligjin për Dosjet e Sigurimit të Shtetit, ka patur vetëm dy vota votë abstenim, e cila ka qenë e deputetit Nasip Naço.

Maxhoranca dhe opozita kanë bashkuar votat për të miratuar disa amendamente në ligjin e dosjeve të sigurimit të shtetit ku bëhet e mundur hapja e të gjitha dosjeve nga viti 1944 deri në 1991.

Në të njëjtën kohë, sipas këtyre amendamenteve, kandidatët për poste të larta drejtuese duhet të kalojnë sërish në sitën e Autoritetit të Dosjeve, pavarësisht se më parë mund të kenë marrë një certifikatë pastërtie nga dy komisionet “Mezini” dhe “Bezhani”.

Gjatë votimit në parim 97 deputetë votuan pro dhe një abstenim, ndërkohë që gjatë votimit në parim 94 deputetë votuan pro.

Ndryshimet ligjore shkaktuan debate të shumta në dy javët e fundit në Komisionin e Ligjeve dhe Parlament, derisa sot shumica pranoi amendamentin e PD-së për të hapur të gjitha dosjet e ish-sigurimit.

Votimi në parim

97 pro

1 abstenim

0 kundër

Votimi në tërësi

94 pro

1 abstenim

0 kundër

“Të gjithë e dimë se kush na ka sjellë këtu sot, ai është I.M dhe gjithçka thuhet për të në dosjet e ish sigurimit duhet të sqarohet”. Ky ishte thelbi i fjalës së Kryeministri Rama sot në seancë plenare teksa diskutoheshin nismat ligjore për hapjen e dosjeve të ish-sigurimit të shtetit.

Kryeministri tha se Komunizmi një nga të këqijat më të mëdha e ka bërë pas vdekjes. Duke pjellë komunistë anti komunistë.

“Dhe jo më kot Havel thotë se më i ziu i komunistëve është komunisti anti komunist. Mu kujtua At Zef Pllumi i cili ka thënë ‘Don më dit kush ka bashkëpunu më shumë me ta, nigjo kush ulëret më shumë prej tyne’. Mjafton të marrësh ulëritësin nr. 1 që nuk do të hapen këto dosjet e mbrojtura nga SHIK dhe sa ka ulëritur si antikomunist dhe nuk e bëri edhe duke pasur 8 vite rresht. Ai lustracioni është akt barbarie që është rrëzuar kohë përpara sesa ta tentonte pjella anti komuniste e komunistit nga GJEDNJ. Ai lustracioni është njësoj si klithmat për të mbrojtur Kosovën kur votuar raportin e Marty, ai lustracioni është fiks si kjo pamja këtu në sallë. Ku e ke Oerd ‘non grata’? Pse nuk vjen ai këtu që t’i japë rrugë hapjes së dosjeve, që janë dosje të personave me rëndësi që nuk hapen dot. Kjo është ironia e at Zef Pllumit, se ne i kemi hapur dosjet. Ka vetëm një kategori dosjesh që janë të pahapura, dosje të disa figurave të shtetit të pajisur me certifikatë sigurie që rezultojnë në dokumentet e ish-sigurimit. Dëshiron ti ta dish kush është shtetasi I.M, mbase është ai ose mbase nuk është ai. Të çlirohemi të gjithë nëse shtetasi I.M nuk është ai që të gjithë i shkon mendja. Pse të mos e hapim. Ndërkohë që ka që në vitin 2015 që pa përjashtim të gjithë viktimat e persekutimit komunist të shkojnë të marrin dosjen e tyre. Dhe ata ka edhe një kufizim që hiqet sot, që kanë të bëjnë me deklasifikimin e dokumenteve sekrete. Pse nuk vjen këtu Partia e Liries dhe Liria e Partisë këtu? Sepse nuk e kanë dashur kurrë hapjen e dosjeve sepse kanë dashur që sa më shumë hije të vijnë vërdallë”, tha Rama.

Kryeministri u shpreh se komunizmi ka vdekur, por ajo që vazhdon jeton është pjella e ligë e komunistit, anti-komunist si frymë dhe qasje.

“Të torolisë dynjanë, jo lustracioni, viktimat, xhelatët, këtu është e thjeshtë, hiqet një pengesë dhe të gjitha figurave të rëndësishme të shtetit u hapen dosjet që u janë mbajtur mbyllur me një certifikatë pastërtie nga shok. Shik i ka mbuluar ata që i duheshin për të krijuar gjithë këtë vorbull. Prandaj është shumë e thjeshtë, ne këtu në këtë proces na solli shtetasi I.M. Doli një I.M u mbush dynjaja me fjalë u pa që nuk merrej dot vesh kush është ky I.M. A është I.M që u shkon mendja atyre për keq, apo ndonjë I.M tjetër. Shumë thjeshtë u zbulua, apo u kujtua që ka një pengesë për shtetasin I.M. Të hapet kjo kategori dhe të lehtësohen gjithë. Largqoftë të mësojmë që shtetasin IM. E paskemi pasure merre e ngjite ku ka pasur vend në të gjithë piramidën shtetërore. Ule, vëre. Kot e komplikojmë. Kjo është një arsye për ta parë qartë se kush është kush në këtë teatër të madh. ‘Non grata’ bashkë me krahun radikal anti-juridik. Se ti je krahu juridik Oerd. Të gjithë kanë marrë arratinë, sa dëgjojnë fjalën hapje dosjesh se kanë të mundur ta përballojnë. Se kanë shumë arsye. E dyta si mund tu thuhet shqiptarëve luftojmë për dinjitet. Kur vetë i shmangesh një ballafaqimi me të vërtetën. Një kreshnik që u thotë shqiptarëve bashkoheni me mua për dinjitet, nëse ka respekt për dinjitet thotë menjëherë ta marrin vesh. Jo vrap rrezik, është me shtetasin I.M, nëse është ai që thonë gojët e liga, unë shpresoj që jo. S’ka sekrete shtetërore të asaj kohe, do ta hapësh merre lexoje”, tha Rama në Kuvend.

Në përgjigje të kryeministrit Rama, deputeti i Rithemelimit Oerd Bylkbashi i tha Rmës se testi i tij do të jetë ligji i lustracionit, nëse do ta votojë apo jo, dhe kjo do të tregojë sipas tij nëse e ka ndarë shpirtin nga komunizmi.

E dyta pyetja që kam është e thjeshtë a je që kriminelët e komunzimit të ndalojnë që të marrin funksione në Republikën e Shqipërisë dhe ata që janë në detyrë të largohen. Vetting është edhe ai, a je për vettigunin. Në këtë votim nuk shihemi për ligjin që nuk hapin asgjë, hap gjitha dosjet. Në bashkë shihemi kur të votohet ligji i lustracionit”, tha Bylykbashi.

“Në fund të fundit, thash për ty ishte një sprovë e vogël, për të treguar në një monomet për një shërbim ndaj shqiptarëve, por ti e ke bërë nga inati i dikujt. Do e votosh personalisht apo jo. Se nuk e the. Nëse është sprovë po ta them tani, sprovë ke lustracionin ti, sepse ti ndihesh i sfiduar sepse ti e menduar se do na kishte kapluar edhe ne, se meqë është një amendament i sjellë nga ne i përqafuar nga ju të duket sikur ka kompleks…Për lustracionin, kjo është sprova. Kaq ishte kjo punë, hajd ta votojmë. Se mbaj mend seancën e fundit, a do e votosh, a do e votosh. Ti do e votosh”, tha Alibeaj.

Ndërkohë që në emër të Partisë së Lirisë, foli deputeti Petrit Vasili, i cili kundërshtoi hapjen e dosjeve me argumentin se Autoriteti i Dosjeve ka vepruar me urdhër politik dhe se ka shkelur ligjin duke marrë 7 vendime njëkohësisht.

“Ca po bëjmë sot, po i japim të drejtë që të japin dosjet, ca nevojë kanë këta. Këta e morën të drejtën, nuk pyetën për parlamentin. Morën urdhrin politik dhe i hapën, në raportin i vunë emër dhe mbiemër ish presidentin, nuk patën nevojë për konkluzione. Nuk vërtetuan as minimumi gjeneralitetet e njeriut. Ky autoritet që nxitoi dhe mori 7 vendime me radhë, mori një email anonim, folën me anonimin, janë shumë të zot pastaj hetuan gjetën dosjen e verifikuan, arritën rezultatin doli dhe ligj që na e sollën ne dhe i bëjnë avokatin këta bashkë me këtë piktorin e sigurimit. Këto institucione nuk zbatojnë ligjin dhe sot vini na flisni në emër të tyre, se ashtu u duhej hesapi”, tha Vasili.

Kreu i qeverisë Edi Rama në një përgjigje të replikës së kreut të grupit parlamentar të PD-së, Alibeaj dhe deputetit të Rithemelimit Bylykbashi, u shpreh se këta të fundit janë në atë sallë të seancës plenare, falë llumit të bërë nga Berisha.

Në një replikë të gjatë u tha se PS dhe kryeministri nuk do të bëjnë asnjë testim, sepse testimin më të madh pasi dosjet nuk u hapën nga Partia Demokratike por nga mazhoranca. Me ironi kryeministri u tha me replikat dhe kontributin e tyre në politikë ata jo vetëm që nuk kanë bërë asgjë për vendin por kanë kënaqur një Non Gratë dhe ish diktatorin Enver Hoxha.

‘Bir selman i nënës me kë të merrem më parë. E para, ti do më testosh mua? Po për çfarë? Unë testin e parë e kam bërë bashkë me Ardian Klosin dhe Trebershinën të parin në regjim.

Unë e kam bërë testin tim kur bashkë me Ardian Klosin dhe Trebeshinën u kemi thënë  njerëzve për plotësimin e një peticioni për lirimin e të burgosurve politikë dhe shpëtimin nga Enver Hoxha, Atë peticion ju nuk e botuat. E kam takuar Non Gratën tuaj edhe më përpara, kur kemi qenë te stadiumi, mua s’më thirri partia juaj i ndava që në sekondën e parë, që kur thanë se Ramiz Alinë e kemi kandidat konsensual. Mua më etiketuan të dyja palët, si fashist, Non Grata juaj nuk donte të na linte të flisnim, thanë që nuk duhet të flasin këtu ata që duan të nxjerrin llumin nga burgjet. Kush ishte llumi? Ju, e të parët tuaj. Dhe ju u kthyer në llumin e llumit tuaj. Dhe më thua ti mua test, po pse nuk i hapët ju dosjen, pse i hapëm ne dosjet? Për cilën propagandë komuniste flet ti? Ata që s’ka kapur Oerdi? Juve ata juve ju japin punë. Juve ju japin punë, Enver Hoxha, xhahilat… Pa ata ju do ishit të pa punë, ai është kreu juaj. Po ti do të më testosh mua, në fjalët e tua ndihet shqetësimi yt sesi duket para Non Grata. Juve se keni mësuar kurrë këtë, se jeni rrahur që të vegjël pavarësisht se ju ka dalë mjekra. S’ka nevojë njeriu të thotë s’është Pazar s’është Pazar. Ça testi do më bëni mua? A s’ishit ju ata që iu futëm bunkerin. S’keni rrëzuar gjë ju, as ai non grata juaj. Ai mori peng atë lëvizjen studentore atje. E mori, e shyqyr që e mori, se po mos ta merrte ai s’do ju vinte radha të vinit ju këtu.- tha Rama.

Rama ju drejtua edhe njëherë kreut të grupit parlamentar, Alibeaj duke i thënë se nuk mund të testohet, për aq kohë sa këta të fundit kanë aq frikë nga sekretet e errëta të së kaluarës sa edhe për muzeun ‘Bunkarti’ patën frikë se do u ringjallej komunizmi. Kryesocialisti iu kthye edhe Bylykbashit me ironi duke i thënë se një 90-vjeçar ‘Non Grata’ e ka kapur pas vetes dhe nuk e lëshon dhe është pikërisht Berisha ai që u ka siguruar këtyre politikanëve vendin e tyre në atë seancë plenare.

Ça do më testosh ti mua? Për komunizmin, për vetë Shqipërinë ka publikuar agjencia telegrafike japoneze, botoi atë Bunkartin atje, që thatë do ringjall këtë e atë… Po s’ka njeri frikë nga e kaluara kot… (…) Kë do kapësh o Oerd, 90-vjeçarët? Ty të ka kapur 90- vjeçari dhe s’të lëshon, ti kërkon këta ai të ka kapur ty. Unë vrava Gjykatën Kushtetuese, cilën? Atë që doli 7 out me pasuri marramendëse që të la vetëm ty brenda. Më mirë djepi bosh se shejtani brenda. Cilën, atë me pasuri marramendëse. Kot tani Oerd se ti se meriton ngritjen time të zërit dhe ti e di ditë historike se për herë të parë po voton në jetën tënde. Këtu ishe ti? A nuk ishe deputet, ke qenë i vogël… Aq shumë jeni rrahur të vegjël sa flisni sikur keni 32 vite këtu. Ti, kur unë luftoja me babanë vrisje gjelat e detit. Shërbëtori i komunistëve, komunisti, njeriu që i lëpihej për tu futur te blloku etj drejton partinë antikomuniste në Shqipëri. Dhe ju thoni pse ika unë, ika pikërisht për këtë arsye. Në atë sallë ku ika unë ka pasur disa dëshmitarë dhe fjalia ime ka qenë kjo: Ore ju që jeni disa figura këtu i keni testerat e partisë së punës. :Po si dini ju se ishit te gjelat e detit. Ju jeni një mjerim, një turp, ju jeni kënaqësia më e madhe e shokut Enver që nga varri qesh hihihi.Po për këto mjafton të shihni perspektivën tuaj jeni komplet pjella e pjellave të komunizmit. Ne test s’jam unë jeni ju!- tha Rama.

Advertisement