Pinknews
Misioni i fshehtë i Bledit/ Luizi “shpërthen” ndaj produksionit
Pasi Efi çoi në burg Dean, Qetsorin, Kristin dhe Bledin me anë të Kutisë së Pandorës, Vëllai i Madh u dha si mision “ të burgosurve” të bindnin banorët e tjerë që Bledi dëshironte të largohej nga shtëpia.
Të gjithë banorët e besuan dhe nuk dyshuan në asnjë moment që ishte një mision.
Që prej daljes nga burgu, Bledi shprehu dëshirën të largohej duke qëndruar larg banorëve të tjerë. Gjatë spektaklit të sotëm banorët zbuluan misionin e tij, pra e gjitha ishte lojë. Banorët u habitën, por ai që u shtang më shumë duket se ishte Luizi.