Connect with us

Politike

Mizerabël, jeni për tu hedhur në landfill/ Petrit Vasili sulmon Kushtetuesen për Metën

Ish-deputeti i LSI-së, Petrit Vasili, ka reaguar me tone të forta pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese lidhur me çështjen e Ilir Metës. Në një reagim në rrjetet sociale Vasili e cilëson Gjykatën Kushtetuese si një ‘shembëlltyrë rilindase neveritëse’, duke e akuzuar atë për degradim dhe mungesë integriteti. Sipas tij, vendimi i sotëm kundër Metës është pjesë e një procesi që ai e quan të padrejtë dhe të motivuar politikisht.

Vasili shprehet se e gjithë çështja ndaj ish-presidentit, nga arrestimi e deri te procesi gjyqësor, është zhvilluar pa prova dhe fakte konkrete, duke e cilësuar atë si një ‘veprim banditesk antiligjor’. Ai shton se ky proces, sipas tij, ka tronditur opinionin publik brenda dhe jashtë vendit.

Reagimi i Petrit Vasilit:

Gjykata Kushtetuese kjo shembëlltyrë rilindase neveritëse!

Gjykata Kushtetuese po zhytet në llumin e saj pa u ndalur dhe sot dha vendimin kundër Ilir Metës.

Pacipësia, amoraliteti dhe antiligji janë tre dimensionet e ekzistencës së saj.

Çështja Meta që nga arrestimi kanibalësk dhe deri te procesi i turpshëm pa asnjë provë, fakt e dokument kundër tij është tashmë një veprim banditesk antiligjor, që ka lënë gojë hapur këdo që e ka parë dhe dëgjuar brenda dhe jashtë vendit me përjashtim të Gjykatës së degraduar Kushtetuese.

Sot Kushtetuesja kishte një mundësi në radhë të parë veten për të pastruar pak nga fytyra e saj e ndotur, por e humbi edhe këtë.

Kushtetuesja po ecën pa u ndalur në rrugën e vetëposhtërimit dhe vetëpërdhosjes, për të mbetur në memorien e shqiptarëve si Gjykata Kushtetuese më mizerabël që Shqipëria ka parë ndonjëherë.

Rrugë të mbarë për në landfill Gjykata Kushtetuese.

Advertisement