Connect with us

Rajon

Mjerë Srpska nëse e mbron Vuçiç/ Gazetari serb përmend padrejtësitë

‘Përpjekja e gazetarëve në Beograd për të marrë përgjigje në pyetjen se çfarë mendon presidenti i Serbisë për 9 janarin, Dita e Republikës Srpska, nuk dha fryte, sepse Aleksander Vuçic u përgjigj shkurt se askush nuk mund ta shfuqizojë atë.’ – Kështu e ka nisur analizën e tij gazetari Nenad Kulacin, një nga autorët e podkastit “E mirë, e keqe, e shëmtuar”,  e publikuar në Al Jazeera.

Sipas tij, Vuçic ka filluar të pajtohet me faktin se Kosova është gjithnjë e më larg tij dhe kjo humbje duhet zbukuruar me diçka, prandaj ai tani, si një pijanec, është i kapur pas Republikës Srpska.

“Sot ai nuk ka çfarë të mbrojë, përveç Republikës Srpska. Ai e dorëzoi Kosovën në pjatë. Si mund të sundojë Vucic, nëse nuk ka serbë të rrezikuar?” – shkruan Kulacin, duke theksuar se “I vetmi rrezik për serbët e Kosovës është vet Vucic.

“Frikacak, siç ka qenë gjithmonë, Vuçic përdor marifete fëminore, teksa nuk ishte ne Banja Lukë. Gjithsesi, ai është i famshëm për të jetuarit në një botë me iluzione, të cilën Vulin e quajti Bota Serbe. Ai thotë se është president i të gjithë qytetarëve të Serbisë, e jo siç pretendon Vulin se është president i të gjithë serbëve, kudo që të jetojnë. Ai nuk e njeh ideologjinë e asaj bote, por bën gjithçka për të qenë ai për të cilin flet Vulin, edhe nëse ajo botë nuk ekziston.

Advertisement