Connect with us

Aktualitet

Mjeti bujqësor del nga rruga, drejtuesi dërgohet i plagosur në spital

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme (1 maj), në aksin kombëtar Korçë-Bilisht, në afërsi të fshatit Cangonj.

Një mjet tip zetor ka dalë nga rruga dhe është përmbysur. Nga aksidenti ka marrë dëmtim drejtuesi i mjetit bujqësor, i cili është dërguar për mjekim drejt spitalit të Korçës.

Sipas të dhënave, mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia nga ana tjetër po bën veprimet e mëtejshme për zbardhjen e dinamikës së ngjarjes dhe shkaqeve të saj.

Advertisement