Connect with us

Aktualitet

Mln euro dëm shtetit! GJKKO liron nga qelia ish-CEO-n e Bankers, Leonidha Çobo

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka zëvendësuar masën e sigurisë nga ‘arrest me burg’ me ‘arrest shtëpie’ për ish-drejtorin e ‘Bankers Petroleum’ Leonidha Çobo. Vendimi i u morr nga gjyqtari Erjon Çela.

Leonidha Çobo u arrestua në korrik të këtij viti me urdhër të Gjykatës së Fierit së bashku me 9 persona të tjerë pas një aksioni të zhvilluar në zyrat e “Bankers Petroleum Albania” në Fier. Ish-CEO akuzohet për veprën penale ‘Pastrim parash’.

Në “Bankers Petroleum” u zbulua një skemë abuzimi, me miliona euro dëm shtetit. Zyrtarët akuzohen për veprat penale ‘fshehje të të ardhurave’, ‘pastrim parash’, ‘shpërdorim detyre’ dhe ‘moskryerje detyrash nga organet tatimore’. Hetimet e Prokurorisë së Fierit kanë zbuluar se kompania shmangu detyrimet tatimore duke deklaruar humbje për 20 vite. Edhe pse ‘Bankers’ nga viti 2004 deri në 2024 eksportoi dhe shiti brenda vendit 532 mld lekë naftë, por ka deklaruar humbje për vite me radhë, duke shmangur tatimet. Ndaj edhe dëmi i dyshuar në buxhetin e shtetit përmes përfitimit fiktiv të TVSH-së llogaritet në miliona euro

Advertisement