Shkrime
Moment turpi/ Nga frika e Edi Ramës, gjykata kushtetuese poshtëroi dhe rrëzoi veten
Nga Petrit Vasili/
Kushtetuesja rrëzoi edhe veten nga frika e Ramës! Gjykata Kushtetuese ka hyrë në një moment vërtet të turpshëm të saj.
Gjykata Kushtetuese ka pranuar të gjykojë në themel kërkesën e Ramës për pezullimin e Ballukut duke poshtëruar veten.
Po kjo Gjykatë Kushtetuese nuk legjitimoi 30 deputetë të opozitës, që bënë një kërkesë për Kryetarin e PD z.Sali Berisha me shpjegimin se individi vetë duhet ti drejtohej gjykatës sepse ai ishte penalizuar.
E vetmja gjykatëse që pranoi legjitimimin e 30 deputetëve në atë kohe ishte Sonila Bejtja.
Për faqen e zezë të tyre po të njëjtët Gjykatës Kushtetues, që rrëzuan 30 deputetët e opozitës tani rrëzuan veten dhe legjitimuan Edi Ramën që ankohet për Ballukun.
Ja çfarë thanë po këta gjykatës kundër 30 deputetëve të opozitës:
“kërkuesi, grupi i deputeteve nuk legjitimohet t’i drejtohet Gjykatës pasi referuar mosmarrëveshjes se pretenduar të kompetencave, ai nuk është subjekt në konflikt, pra nuk rezulton t’i jetë marrë ndonjë kompetence apo të jetë cënuar drejtpërdrejt në ndonjë kompetence. Grupi i një të pestës së deputetëve, pavarësisht se është pjese e ushtrimit të veprimtarisë legjislative të Kuvendit, nuk nënkupton qe ai është subjekti kushtetues për te cilin bën fjale neni 73, pika 2, i Kushtetutës, pra ai nuk mund te veproje në emër dhe me tagrat e Kuvendit.”
Pra Gjykata Kushtetuese ka një Kushtetutë për Ramën dhe një Kushtetutë tjetër për opozitën dhe Berishën.
Përfundimisht Sonila Bejtja paska pasur të drejtë, të paktën ti kërkojnë falje publike!