Aktualitet
Momente paniku/ Vajza e çarë në kokë humbet ndjenjat, kërkohet ndërhyrja e menjëhershme e ambulancës
Një vajzë ka mbetur e lënduar në kokë gjatë protestës në zonën e Rrugës së Elbasanit, në Tiranë. E reja është parë e shtrirë në tokë dhe e gjakosur, ndërsa personat e pranishëm në protestë i kanë dhënë ndihmën e parë.
Në vendngjarje pritej mbërritja e ambulancës për t’i dhënë vajzës ndihmën e nevojshme mjekësore.
Deri në momentin e raportimit, nuk dihet se si është dëmtuar e reja dhe as shkalla e plagosjes. Ngjarja është regjistruar në një tjetër moment tensioni gjatë protestës në kryeqytet, e cila është shoqëruar me përplasje dhe incidente në disa zona të Tiranës./ tch