Connect with us

Pinknews

Monika Lubonja prezanton partnerin: I laguar nga mesi e poshtë

Monika Lubonja i ka nisur pushimet dhe në këto momente relaksi ajo ka ndarë me të gjithë ndjekësit e saj “partnerin e ëndrrave”.

Bashkangjitur një fotoje të dikujt, që nuk e dimë a njeh ose jo aktorja, teksa ky person qëndron në pishinë gjysëm i zhytur dhe ndërkohë lexon një libër, Monika shkruan se kështu e sheh “partnerin e ëndrrave”, “të laguar nga mesi e poshtë dhe dhe të ditur nga mesi e lartë”.

Kujtojmë që më herët e pyetur nëse do të zgjidhte midis një roli erotik, apo të mbyllte karrierën, Lubonja deklaroi se karrierës nuk i jep fund, ndaj do të zgjidhte personazhin erotik.

“Po do ta bëjmë edhe filmin erotik po erdhi, e pranojmë. Karrierën jo!”

Pinknews

Vetëvrasja e nënës me 3 fëmijët në lumin Bunë, Luiz Ejlli reagon pas ngjarjes së rëndë

Një ngjarje  e rëndë ka ndodhur në qytetin e Shkodrën, ku Alma Arrazin vendosi që të mbytej së bashku me tre fëmijët e saj të mitur mbrëmjen e 2 majit në lumin Bunë.

Dyshohet se 39-vjeçarja ka vendosur që të flijohet së bashkun me 3 të vegjlit e saj për shkak të dhunës dhe tradhtisë bashkëshortore të partnerit të saj, Erdgys Arrazi.

Rreth kësaj ngjarje që ka tronditur mbarë opinionin publik, ka reaguar edhe këngëtari i njohur shkodran Luiz Ejlli.

Përmes një postimi në InstaStory, ai iu ka shprehur ngbushëllimet familjes së viktimave, ndërsa tha që organet kopetente do të pubojnë për të zbardhur asryet që një nënë kreu vetevrasje së bashku me 3 fëmijët e saj.

E gjithë Shqipëria por sidomos shkodranët jemi të tronditur nga ngjarja e rëndë ku një nënë dhe 3 fëmijët e saj humbën jetën. Jam pyetur nga media të ndryshme për rastin në fjalë dhe përgjigja ime është kjo: ‘Organet kompetente janë ato që do të zbardhin arsyet dhe motivet që çuan atë grua deri në atë pikë sat i jepte fund jetës, duke marrë me vete edhe 3 fëmijët e saj. Ngushëllimet e mia më të sinqerta për familjarët e tyre.”– ka shkruar Luizi

Continue Reading

Pinknews

“S’të nxorra unë finalist, ishte vendim i Vëllait të Madh” / Eglës i shpëton goja, ia thotë troç Romeos

Disa ditë më parë, Egla Cenos iu dha mundësia për të nxjerrë në nominim kokë më kokë dy nga banorët, megjithatë jo për atë çfarë aktorja priste por për të dërguar një prej tyre në finale.

Kështu, ajo zgjodhi çiftin Heidi-Romeo, ndërsa ky i fundit më pas u zgjodh si finalisti i parë.

Mirëpo duket se zgjedhja nuk qenka bërë nga Egla por ka qenë një ‘urdhër’ nga “Vëllai i madh”, siç e ka konfirmuar vetë aktorja në një debat me Romeon.

Ajo i është drejtuar këtij të fundit se, “nuk më plas të të çoj në finale, por ishte zgjedhje e Vëllait të madh”, ndërsa Romeo shihet në siklet nga përgjigja e Eglës.

Teksa të gjithë banorët ndodheshin në oborrin e shtëpisë, Egla Ceno ka analizuar deklaratën e Gracinao Taganit se Erjola ka pëlqim për Romeon, duke thënë që 3-shja punojnë në të njëjtën dhe histori e tyre asaj i duket shumë e çuditshme.

“Po të pyes Romeo, ke patur ndonjë njohje?” e pyeti Egla aktorin, I cili I hodhi poshtë këto aludime duke thënë që mes tij dhe Erjolës nuk ka pasur më shumë sesa një raport miqësor.

 

Continue Reading

Pinknews

Me pushime në Meksikë, Arbana Osmani ndan për fansat foto me bikini në rezidencën e Pablo Escobarit

Ish-prezantuesja e njohur e “Big Brother VIP Albania”, Arbana Osmani, është duke shijuar disa ditë të paharrueshme në Meksikë së bashku me bashkëshortin e saj, Eduartin.

Arbana ka zgjedhur të ndajë me ndjekësit e saj në Instagram imazhe dhe përshtypje nga aventurat e saj në Tulum, duke shijuar mikpritjen e rezidencës së dikurshme të Pablo Escobarit, që tashmë është shndërruar në hotel.

Në fotografitë e publikuara, moderatorja e njohur shihet duke shijuar detin dhe diellin në një nga vendet më ekzotike dhe historike të Meksikës.

FOTOT: Me pushime në Meksikë, Arbana Osmani ndan për fansat foto

 

Continue Reading

Pinknews

“E kam menduar si personin e jetës”/ Roza Lati: Mora edhe ilaçe për të ngelur shtatzënë…

Roza Lati ka ndarë sërish një rrëfim personal për publikun. E pyetur nga Erjola Doçi nëse ka pasur një person në jetë që ka menduar të krijojë familje, moderatorja u shpreh se po dhe  gjithashtu ka tentuar të bëjë fëmijë me të.

 

Ajo tregon se është përpjekur aq shumë sa ka marrë edhe ilaçe, por fëmija nuk erdhi në jetë.

“Kam pasur një lidhje që e kam menduar si personin e jetës, kam tentuar dhe të krijoj një familje me të dhe çuditërisht nuk kam ngelur dot shtatzënë. Nuk e kuptoja pse nuk ngelja, mora dhe acid folik që të ngelja me personin dhe nuk ngela dot. Unë u ndava nga ai dhe kuptova që nuk ishte risk sepse ishte shumë i kamufluar si njeri, nuk ishte vetja. Mbrapa pas disa muajve ndodhi incidenti që unë kisha ngelur. Nga ana njëra anë shumë mirë se thashë mosha, ku di unë, 35 vjeç, mbase nuk janë me vezoret, çfarë nuk më shkonte në mendje. Por historia që kisha serioze, kam tentuar realisht të krijimin diçka bashkë, por si përfundim u ndava nga ai. Sa mirë që nuk i hymë asaj valleje sepse ishte shumë i kamufluar. Mbrapa ndodhi aksidentalisht me personin e gabuar. Ndërkohë që unë mendoja që nuk mundem, nuk e bëkam dot, do na duheshin këto stimulimet e tjera të jashtme. Ishte një pakujdesi dhe heqje dore nga ana ime, hë se unë nuk ngel. Aty ndodhi. Shyqyr Zotit nuk qenka problemi im, qenkam pjellore”.

Continue Reading

Pinknews

‘Më përdorën familjen dhe Kiarën për të më ulur dhe sulmuar/ Luizi bën reagimin e papritur

Nëpërmjet një postimi në llogarinë personale të Instagramit, fituesi i edicionit të dytë të ‘BBV’, Luiz Ejlli ka ndarë një video ku mes emocionesh rikujton situatën në të cilën ndodhej përpara një viti, teksa ishte konkurrent në formatin e ‘BBV2’.

“Si sot përpara një viti unë kam qenë në pishinë dhe më kaloi përpara gjithë rrugëtimi që kam bërë, gjithë pjesët ku padrejtësitë, sulmet, mënyra se si u përdor familja ime dhe Kiara po ashtu, për të më rënë dhe ulur, por ia dola! Ia dola falë jush dhe për këtë ju jam mirënjohës për gjithë jetën.”

Ndër të tjera ai rikujton momentin kur mori “PO” prej Kiarës, teksa e cilëson këtë moment si çmimin e madh që fitoi prej garës në format, “Çmimin e madh e fitova kur Kiara Tito më tha « PO »,“.

Rikujtojmë që pak ditë më parë Kiara dhe Luizi janë bërë prindër të një vajze, Luna Mari Ejlli.

Me këtë rast, Luizi gjen momentin të falenderoj partneren e tij që i dha dhuratën më të bukur në botë dhe që i ndryshoi jetën!

“Sot unë i jam mirënjohës asaj, sepse më ka dhënë një vajzë të mrekullueshme që nuk gjej fjalë për ta përshkruar, më ka dhënë një familje, më ka bërë bab, më ka bërë njeriun më të lumtur në botë, kështu që faleminderit Kiara Tito! Faleminderit dhe të gjithëve ju që më mbështetët dhe ia dola!”- shprehet Luizi.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING