Aktualitet
Montreal – Nesër çelet ekspozita “Albanie: Le pays des aigles”
Në nderim të ditës së Flamurit si dhe 108-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, Bashkësia Shqiptare e Kuebekut në Montreal prezanton ekspozitën e titulluar “Albanie: Le pays des aigles” (Shqipëria: Vendi i shqiponjave). Ndryshe nga vitet e kaluara, festimet e nëntorit janë më të kufizuara për shkak të gjendjes së pandemisë globale edhe pse kjo nuk e ka zbehur dëshirën për të mbledhur bashkëkombasit në format të ri këtë herë.
Ekspozita do të mbahet pranë galeri “Ambigu” dhe do të qëndroje e hapur nga 28 nëntor deri më 4 dhjetor 2020, ku do të përmbledhë vepra artistike dhe objekte historike nga krahina të ndryshme nga të gjitha trevat shqiptare.
Më anë të një lajmërimi dy ditë më parë, Bashkësia Shqiptare ftoi komunitetin për t’iu bashkuar nismës për prezantimin e suvenireve, veshjeve me karakter kombëtar apo çdo objekti me përmbajtje historike.
Ekspozita do të jetë e hapur më pas të dielën 11am-3pm, dhe nga e marta deri të premten 11am-3pm dhe 4pm-7pm.
Për të respektuar të gjitha rregullat sanitare, aktiviteti do të zhvillohet brenda rregullave të shëndetit publik të provincës së “Québec” dhe protokollet do të respektohen maksimalisht. Mbajtja e maskës do të jetë e detyrueshme në ambjentet e brendshme, dhe distancimi social është shumë i rëndësishëm si brenda, po ashtu dhe jashtë galerisë. Një rotacion i vazhdueshëm do të jetë i nevojshëm për mbarëvajtjen e aktivitetit, në mënyre që t’i jepet mundësi të gjithëve për ta parë ekspozitën.
Nga Blerina Ruka
Aktualitet
Artan Hoxha: Beleri po shtyn gjyqin sepse kërkon të shkojë si “martir” në zgjedhjet europiane
Fredi Beleri, i dënuar nga gjykata e shkallës së parë për blerje votash, ka apeluar vendimin dhe tashmë pret zhvillimin e sencave në Apel, por ditën e sotme Beleri dhe avokatët e tij nuk u paraqitën në seancë.
Artan Hoxha, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, tha se kjo është një strategji e Belerit për të shtyrë gjyqin, që të mos ketë vendim të formës së prerë dhe ai të shkojë në zgjedhjet e qeshorit për eurodeputet si “martir”.
“Shyqyr që ia arrita ditës që Beleri të kërkojë shtyrjen e gjyqit. Kanë dy vite që thonë po na vonojnë. Beleri nuk sjell avokat, nuk paraqiten. Apelimin e ka bërë Beleri dhe nuk paraqitet në gjyq. Pse nuk shkon?
Edhe pse gjykata e caktoi shpejt datën tjetër, nuk besoj se do të shprehet me vendim. Nëse do të kishim vendim të formës së prerë, atëherë pastaj do të shkonte në zgjedhjet europiane, si person i dënuar me vendim të formës së prerë.
Kjo histori u bë e përditshme dhe i ra pesha në Shqipëri, por në Greqi janë në kulmin e fushatës, do të shohësh se cfarë kanë nxjerrë mediat greke”, tha Hoxha.
Aktualitet
Vis Martinaj nuk ka lidhje me vrasjen e Artan Santos”, Karamuço: Ngatërrohet qëllimisht, për të fshehur personazhet kryesorë
26 Qershor 2014 ndodhi vrasja e bankierit Artan Santo në zonën e ish-Bllokut në kryeqytet. Lidhur me këtë ngjarje që tronditi të gjithë vendin po vijon të diskutohet dhe në ditët e sotme.
Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço ka deklaruar në emisionin “360 Gradë” se një ndër emrat e përfolur Ervis Martinaj nuk ka lidhje me vrasjen e Santos. Sipas Karamuços, ai është përdorur qëllimisht për të fshehur personazhet kryesorë.
“Edhe ministri i Brendshëm i asaj kohe kur ka dal ka thënë që kjo vrasje është bërë si mesazh për tu dëgjuar diku larg, pretendohej në atë kohë për Amerikën Latine, për një nga ato vendet ku ata ishin shumë të shqetësuar për bllokimin e një sasie parash dhe të një ngarkese që u kap në Mal të Zi dhe përfshinte këtë bankë.
Sigurisht ai që ka qene një nga bankieret më të vjetër, themeluesit dhe sigurisht shifrat, transaksionet, tentativat e para për pastrim parash që përfshinin emra politikanësh, ai ka pasur një database me vete.
Nëse vrasja do të ishte për gjë tjetër, do kishte qind mënyra më të sofistifikuara. Po mos e lidhni dhe me një gjë, se kam vënë re që këto kohë, që Vis Martinaj paska qene koka më e madhe e çdo gjëje që ka ndodhur këto 15-20 vitet e fundit në Shqipëri. Ai nuk ka lidhje fare me këtë. Fushkuqja ka qene një bazë, por jo për Vis Martinajn, por për një tjetër personazh. Ngatërrohet qellimisht, për të fshehur personazhet kryesorë”, tha eksperti.
Ndërsa, gazetarja Etleva Delia deklaroi:
“Vetë Santo kishte deklaruar më përpara familjarëve të vetë se kishte parë një motorr që e ndiqte dhe në afërsi të Malit të Robit, domethënë ngjarja mund të kishte ndodhur dhe atje”
Aktualitet
Kush janë më të fortët sot në Shqipëri dhe cili ishte gabimi fatal i Vis Martinajt? Flet Artan Hoxha
Gazetari Artan Hoxha i ftuar në emisionin Shqip nga Rudina Xhunga tregoi se si armiqtë e Ervis Martinajt u bënë bashkë për ta rrëmbyer, vrarë dhe zhdukur kufomën e tij. Gazetari tregon se kush janë kokat e krimit të organizuar në Shqipëri dhe bashkëpunimin me shtetin.
“Ti në Shqipëri mund t’i fshihesh policisë, SHIK-ut, prokurorisë, ama jo kundërshtarit. Dosja e Revanshit dëshmon që ata janë të aftë ta gjejnë njëri-tjetrin edhe në vrimë të miut. Ata i dinë njëri-tjetrit çfarë hanë, çfarë pinë. Durim Bamin tentuan ta vrasin shumë herë. Mesa duket nuk paska qenë e lehtë të shkoje tek ai.
Durim Bami është shumë i kujdesshëm. Ka lidhje të forta. Ai ka një areolë tjetër mbrojtëse. Gabimi më i madh që bëri Martinaj ishte që në kulmin e pushtetit të vet nuk e administroi dot dhe shkeli rregullat që ka bota e krimit të organizuar.
Natyra e Visit ishte përça dhe sundo. Ai ka bërë të njëjtën gjë edhe në Fushë Kuqe. Sa merrte vesh që një grup po fuqizohej shkonte e godiste. Nëse nuk e godiste dot bënte marrëveshje që ta kishte aleat. Por këto lloj idesh nuk mund të bëhet në këtë vend të vogël.
Pasi vranë Martinajn, synuan të marrin bizneset dhe pasuritë e Visit. I morën. Pasi ndanë plaçkat, filluan të godasin njëri-tjetrin.
Unë kur kam dalë për herë të parë pas rrëmbimit, vrasjes dhe zhdukjes së kufomës së Ervis Martinajt kam thënë: Edhe shteti ka qenë i interesuar që ai të zhdukej. Por më shqetëson se përse Sali Berisha nuk flet, sepse e ka mik familjar”. Kur foli Berisha pastaj, ai tha: Ky është zhdukur nga shteti.
Grupet më të fuqishme në Shqipëri sot janë ata që përdorin edhe lidhjet me shtetin për të goditur kundërshtarët”, tha ndër të tjera gazetari në Dritare Tv.
Aktualitet
Është e zgjuar por s’ka karizëm…/ Fevziu për Argita Malltezin dhe trashëgimin e PD
Në krahun e opozitën ka filluar të hidhet ideja se Argita Malltezi, mund të zëvendësojë Sali Berishën pas zgjedhjeve parlamentare, pra të “trashëgojë” PD-në.
I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, gazetari Blendi Fevziu tha se Malltezi është një person inteligjent, por i mungon karizma dhe për këtë arsye nuk mund të jetë lidere e suksesshme.
Ylli Rakipi: Fevzi, kanë filluar të thonë se doktori do të vendosë vajzën kryetare
Blendi Fevziu: E dëgjova, mu duk deklaratë ambige. E konsideroj të zgjuar dhe të aftë, por një prej mangësive që ka, është pak njeri i tërhequr. Njerëzit që vijnë në lidership, duhet të jenë më popullorë, alegër. Ju e dini si takohet Sali Berisha me çdo njeri…
Ylli Rakipi: Pra një Sali që vraponte dhe tani një “Sali” të tërhequr…
Blendi Fevziu: E kam thënë edhe për Bashën, mungesa e komunikimit me shoqërinë. Një politikan nga Kosova më ka thënë prokurorët janë njerëz mosbesues, Basha ka qenë jurist. Pra zanati të bën. Njerëzit politikë janë më…
Blendi Fevziu: Po komunikimi.
Ylli Rakipi: Kur flasim për Monikën, nuk ka nepotizëm sepse Monika aty ka qenë. Ore po nejse, se ky mund të vinte vajzën apo të birin, më mirë se sa vuri Lulin.
Blendi Fevziu: Opozita nuk është problemi vetëm kë do të vendosë Berisha. Nuk flasim për dyqan, por për parti politike.
Ylli Rakipi: Partitë politike dhe mund të mbyllen Fevzi.
Blendi Fevziu: E ka thënë Aurel Plasari që PD mund të mbyllë qepenin.
Aktualitet
‘Meta me parti inekzistente…’/ Fevziu: Zgjedhjet i fiton Rama, opozita nuk ka njeri veç Berishës
Blendi Fevziu, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, tha se gjasat janë që zgjedhjet e vitit 2025 t’i fitojë Edi Rama, pasi PS është një parti shumë e organizuar, ndërsa opozita nuk ka asnjë person që mund të zëvendësojë Berishën për të udhëhequr fushatën. Ndërsa për Ilir Metën tha se partia e tij ishte inekzistente për disa vite dhe tashmë e sheh të vështirë pozicionin e tij.
“Mendoj se avantazhin më të madh e ka Rama. Opozita duhet të shohë nga vetja, sesa nga adresimi te Rama. Opozita fokusohet te beteja parlamentare, por Rama ecën në disa rrafshe dhe është shumë më i acancuar.
Turi i tij në diasporë, je apo jo dakord, fakti që një zyrtar shqiptar, shkon për të takuar një komunitet shqiptarësh… Rama po mundohet të ecë me turizmin, integrimin e emigrantëve, të injektojë krenarinë për vendin te emigrantët, të organizohet në mënyrë kapilare në të gjithë vendin. Problemi është, opozita është në një moment që merret vetëm më betejën parlamentare.
Kush do të drejtojë fushatën e PD në këto zgjedhje? Berisha në arrest shtëpie, kush është zëri dhe figura e opozitës në rrugë? Sa takime në ditë bën Rama si kryeministër?
Telefonoja një nga përgjegjësit e opozitës të enjten, për turizmin, sot që flasim më shumë se 46% e popullësisë jeton me turizmin. Pasi u mendua tha, nuk kemi asnjë ekspert. Pra nuk ke ekip të gatshëm, që të perceptohet si qeveri alternative. Nëse pyet sot kush është opozita, veç Berishës, cfarë do të thotë?
Ata janë nje dimensionalë. Në të gjithë rastet që janë fituar zgjedhjet, kanë qenë njerëz që një vit e gjysmë përpara, kanë qenë të shtrirë në të gjithë Shqipërinë, kanë ftuar njerëz në partitë e tyre. Berisha në 92’ bëri një tur. Nano në 97’ e ndau pushtetin me njerëz të tjerë. Në 2005 Berisha thirri edhe kundërshtarët. Rama thirri Metën në 2013, të për të qenë i garantuar. Kush do të jetë njeriu që do të drejtojë opozitën, fushatën?
Ndërsa Ilir Meta, tentoi të riorganizojë partinë, por kam përshtypjen që ajo që ka ndodhur me partinë e tij, nga 2021 deri në 2024, LSI ishte inekzistente. Një parti që nuk vepron tre vjet, si ajo biçikleta që rri tre vjet… LSI ka qenë e ngritur mbi bazën e një klientelizmi politik dhe thirrje te të rinjtë. Të dyja këto ajo i braktisi.
PD ka një bazë. Një gjë është reale, Shqipëria ka mbi 53% të pakënaqur me qeverinë dhe 22% mbështetje me opozitën. Opozita duhet të pyesë psë 31% nuk i afrohet opozitës”, tha Fevziu.
-
Pinknews22 hours ago
Luizi dhe Egla fikën dritat e BBV 2&3, por ndjekësit kapin detajin e çuditshëm (Fotot)
-
Pinknews21 hours ago
Së shpejti ‘Big Brother Vip 4’? Regjisori Ergys Lubonja zbulon detajet
-
Politike21 hours ago
Spiropali-Bardhit: Kush je ti, je djali i sapoadoptuar i babait të Zenit, apo që kërkon hetim për të?
-
Pinknews24 hours ago
Së shpejti në ekranet shqiptare seriali Luizi i madhërishëm/ Çfarë po paralajmëron fituesi i BBV 2?
-
Horoskopi5 hours ago
Para se të flisni dhe t’i kërkoni diçka partnerit/es tuaj sot duhet të reflektoni disa herë
-
Pinknews21 hours ago
U qëllua për vdekje me armë në Shkup/ Ja foto që publikoi me partneren, pak para se të vritej
-
Aktualitet22 hours ago
Hyri fshehurazi për të vjedhur shtëpinë, kapet në flagrancë 22-vjeçari
-
Politike22 hours ago
‘Zotrote Arben Noka ishte drejtues i një grupi të kriminal’/ Bardhi përplasët me Ramën në Kuvend