Luiz Ejlli vazhdon të jetë mjaft aktiv në rrjetin social, Instagram, aty ku ndiqet nga më shumë se 620 mijë persona.

Këngëtari publikon shpesh momente nga e përditshmja e tij, por nuk mungojnë as videot humoristike apo përmbledhjet që bëhen nga fan page-t në emrin e tij.

Kështu ka bërë në postimin e tij të fundit, ku një fans i ka krijuar një video humoristike, me momente nga Big Brother, të përshtatura në një serial turk.

“Së shpejti në ekranet shqiptare seriali Luizi i madhërishëm”, shkruhet në postimin që më pas është shpërndarë nga Luizi: “Vdiqa sidomos pjesa e dashurisë për Rremën”.

 

Kujtojmë se disa ditë më parë, Luizi dhe Kiara u bënë prindër të një vajze. Luna, ishte emri i veçantë që çifti zgjodhi për fëmijën e tyre.