Connect with us

Rajon

‘Vuajtet e tmerrshme të shqiptarëve në Greqi’/ Pas takimit të Ramës në Milano, shpërthen gazeta greke: Po na provokon

Mediat greke kanë pasqyruar edhe takimin e sotëm të kryeministrit, Edi Rama me emigrantët shqiptarë në Milano, disa ditë pas takimit në Athinë.

Sipas “Protothemës”, kryeministri shqiptar vazhdon retorikën e tij propagandistike.

Sipas mediave helene, Rama nuk ka ngurruar të flasë për vuajtjet e tmerrshme të shqiptarëve në shtetin grek, duke iu referuar ndryshimeve të emrave.

Në fjalimin e tij Rama iu drejtua shqiptarëve: “ Ju, shqiptarët e Italisë, nuk i ndryshuat emrat, detyrimisht dhe gjerësisht, siç u ndodhi tragjikisht qindra e mijëra vëllezërve dhe motrave tona në Greqi, për një të vetëm dhe të vlefshëm. Arsye, të cilën të gjithë e dimë shumë mirë. Është një njollë turpi në historinë e Evropës demokratike”.

Advertisement

TRENDING