Connect with us

Bota

Tragjike/ Spitali përfshihet nga flakët, humbin jetën 6 foshnje të porsalindura

Mbrëmjen e djeshme, një ngjarje tragjike ka ndodhur në Nju Delhi të Indisë, ku gjashtë foshnje të porsalindura kanë humbur jetën, si pasoje e një zjarri që shpërtheu në një spital të kryeqytetit Indian.

Në pamjet e transmetuara nga rrjetet televizive, shihen zjarrfikësit duke tentuar të shuajnë zjarrin, i cili ra mbrëmë në spitalin në pjesën lindore të qytetit.

Departamenti i zjarrfikësve, i tha agjencisë së lajmeve ANI se gjashtë fëmijë të tjerë u shpëtuan dhe u dërguan në një spital tjetër.

Policia indiane bën me dije se pronari i spitalit është zhdukur. Shkaku i zjarrit është duke u hetuar dhe përgjegjësit do të mbajnë përgjegjësi, tha një zyrtar lokal.

Zjarri shpërtheu një ditë pasi 27 persona, humbën jetën në një zjarr në një park në shtetin perëndimor të Gujarat.

Mediat lokale raportojnë se për këtë incident janë arrestuar dy persona.

Advertisement

TRENDING